Marigona Jashari, vajza e komandatit legjendar të Kosovës Adem Jashari i ka dhënë fund beqarisë në një ceremoni madhështore në Kosovë.

Lajmi për dasmën e tyre u bë publik nga Alban Mehmeti, i cili me emocion ka bërë me dije përmes një fotoje në rrjetet sociale lajmin e ceremonisë së dasmës.

Sipas mediave kosovare, Marigona ka kurorëzuar dashurinë me Faton Behën.

Adem Jashari dhe bashkëshortja e tij Adila, u gëzuan me plot 5 fëmijë, nga të cilët janë gjallë Lulëzimi, Shqipja dhe Marigona, ndërsa bashkë me të atin ranë heroikisht Kushtrimi 13-vjeçar dhe Fitimi 17-vjeçar.

ceremoni