Ceremonia mortore e ekstremistit grek, Ngjela: Turpi grek i Bularatit, thjesht ca të çmendur që bërtasin

Ceremonia mortore e ekstremistit grek, Ngjela: Turpi grek i Bularatit, thjesht ca të çmendur që bërtasin

Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela e konsideron varrimin e ekstremistit minoritar grek Konstantinos Kacifas si turpin grek të Bularatit. Në llogarinë e tij personale në rrjetin social “Facebook”, Ngjela shkruan se Kacifas u varros këtë të enjte njësoj sikurse varrosen të vrarët e mafies apo terrorizmit ndërkombëtar.

“Një ceremoni varrimi që u fillua si heroike dhe përfundoi qesharake. Ca të çmendur që bërtasin dhe pleq të Anadollit që as vetë nuk dinë përse kanë ardhur në Shqipëri”, shkruan ai.

Ngjela shprehet më tej se ceremonia mortore në Bularat përkthehet si një provokim ndaj shqiptarëve, dhe se “të çmendurit” tashmë po kërkojnë antihistorinë. Sipas avokatit, grekëve “jerm” nuk ua kanë fajin shqiptarët, por ata që i kanë gënjyer në 150 vjet për historinë e tyre false.

Ngjela shkruan në “Facebook” se pavarësisht përpjekjeve të “neoandartëve grekë”, Shqipëria po shkon e sigurt drejt bashkimit.

Turpi grek i Bularatit

Varroset me ceremonial një terrorist. Njëlloj si të vrarët e Mafies apo terrorizmit ndërkombëtar. Një ceremoni varrimi që u fillua si heroike dhe përfundoi qesharake. Ca të çmendur që bërtasin; dhe pleq të Anadollit që as vetë nuk e dinë përse kanë ardhur në Shqipëri. Janë për të qarë hallianë. Shteti grek në krizë që vjen dhe provokon shqiptarët në Shqipëri. Por kanë fushë veprimi nga një kryeministër pa asnjë vlerë kombëtare, që me naivitet, njëlloj si Saliu, të dy bashkë menduan se mund të destabilizonin Shqipërinë me ca lapaculë anadollakë të ardhur nga Greqia.

Asgjë nuk mund t'i bëjnë dot Shqipërisë këta njerëz pa asnjë vlerë, që vinë këtu për të fyer shqiptarët. I patë? Të çmendurit që kërkojnë antihistorinë. Asgjë nuk iu bëjnë dot shqiptarëve, sepse gjithçka po shkon drejt bashkimit gjithëshqiptar në Ballkanin Perëndimor. Ky turp i sotëm, do të jetë sigurisht fakt dobibrurës në ecurinë drejt rikthimit të personalitetit shqiptar në Ballkanin Perëndimor.  Janë të humbur historikë këta grekë që bërtasin sot në jerm në Shqipëri... por këtu nuk ua kanë fajin shqiptarët, por ata që në 150 vjet i kanë gënjyer për historinë e tyre të falsifikuar. 

Shqipëria po shkon e sigurt drejt bashkimit gjithëshqiptar, duan apo nuk duan neoandartët qesharakë grekë.

Spartak Ngjela, Avokat

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lisus: 08/11/2018 22:22

    Pse nuk ja mban grekut te shkoj ne maqedoni e te bertasi...na gjuajten brenda ne shtepi..na injoruan brenda ne shtepi..çfare i ka mbetur tjeter per te bere??

    Përgjigju
  • Fani: 08/11/2018 17:50

    Ku jane maloke dhe dibrane qe bejne gjithe diten si patriote.

    Përgjigju
    • Duke shtrire mamin e fanit: 08/11/2018 20:58

      Po te bejme me vella minoritar qe te perdoret perseri si terroristi K.K.

  • Emigranti: 08/11/2018 17:38

    Je i vetmi politikan patriot qe flet e ske frik nga askush pasi sje i kapur nga agjenturat e huaja,bravo Spartak shum njeres te ndershem e patriot presin nga ju te na mbroni e te damkosni keta antishqiptar qe na udheheqin. Tung

    Përgjigju
  • CaBone: 08/11/2018 15:43

    Te lumt goja avokat. Dhe ju te stafit jeni staf fantastik.

    Përgjigju
  • Arbër: 08/11/2018 15:08

    Të lumtë zoti Spartak Ngjela!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja