Ceremonia te Universiteti i Sporteve/ Diplomohen 16 të rinjtë e parë për Menaxhim Sporti dhe Turizmi

Studentët e disa fakulteteve të vendit po protestojnë prej disa ditësh për realizimin e 8 kërkesave, protestë që vijon megjithëse qeveria ka shprehur angazhimin për të përmbushur secilën prej tyre, madje edhe më shumë për një arsim të lartë më cilësor. Por, jo të gjithë studentët po protestojnë! Në universitetin e Sporteve në Tiranë, mësimi vijon normalisht, madje kjo e martë ka qenë një ditë e veçantë për 16 të rinjtë e parë që u diplomuan në nivelin e dytë të studimeve, master professional për Menaxhim Sporti dhe Turizmi. Por, diplomimi i studentëve nuk është i rëndësishëm vetëm për të rinjtë, prindërit e tyre dhe arsimin, por edhe për tregun e Turizmit, që sipas ministrit Klosi ka nevojë për profesionistë që e bëjnë turizmin me standarde dhe shërbime cilësore, për të pritur vitin e ardhshëm më shumë turistë.

“Ne sot kemi mundësinë reale në Shqipëri që të pranojmë më shumë turistë, por pranimi i më shumë turistëve do të thotë pranimi i më shumë shërbimeve dhe kush do të jenë në menaxhim, psh në Federatën Shqiptare të Rafting ne kemi problem shumë të madh. Ka hapësira të dyfishohet, trefishohet, katërfishohet si biznes, por nuk kemi guida. Të njëjtën gjë me alpinizmin, të njëjtën gjë me ecjet në natyrë, me guidat profesionale të cilat ne nuk kemi element të kualifikuar dhe zgjedhja që kanë bërë këto djem e vajza të shkëlqyera është një zgjedhje e drejtë për më shumë punësim”, tha ministri Klosi, i pranishëm në ceremoninë e diplomimit të 16 studentëve në Universitetin e Sporteve.

Ministri Klosi komentoi indirekt edhe debatin e krijuar ditët e fundit për arsimin e lartë, për të cilin mendon se mbi të gjithë janë universitetet ato që drejtojnë studentët drejt një arsimi më cilësor dhe që lidhet direct me tregun e punës.

“Unë kam bindjen që edhe në këtë debatin e madh që kemi për reformën e universitetetve ajo cfarë po ndodh në këtë sallë është në fund të fundit edhe thelbi i bisedës. Një grup profesorësh kuptuan realitetin , në bashkëpunim me kompani biznesi arritën të kuptojnë që këtu ka nevojë për një master të profilizimit të studentëve që dalin nga ky fakultet për të gjetur një treg që është bosh, një treg që ka nevojë për kuadër, që ka pagesa të larta. Gjithë debatet që ne bëjmë për realizimin e 365 masave që ne kemi në kuadër të sfidës tonë për të pasur në Shqipëri 10 milionë turistë fillon dhe mbaron diskutimi kush do të shërbejë, kush do të menaxhojë, kush do të jetë në drjetim të këtij profesioni. Ne sot kemi mundësinë reale në Shqipëri që të pranojmë më shumë turistë, por pranimi i më shumë turistëve do të thotë pranimi i më shumë shërbimeve dhe kush do të jenë në menaxhim, p.sh. në Federatën Shqiptare të Rafting ne kemi problem shumë të madh. Ka hapësira të dyfishohet, trefishohet, katërfishohet si biznes, por nuk kemi guida. Të njëjtën gjë me alpinizmin, të njëjtën gjë me ecjet në natyrë, me guidat profesionale të cilat ne nuk kemi element të kualifikuar dhe zgjedhja që kanë bërë këto djem e vajza të shkëlqyera është një zgjedhje e drejtë për më shumë punësim. Prandaj e shoh shumë me vend që ta hapim këtë debat në këtë ditë të sotme pasi universiteti ka arritur të orientojë në tregun e punës një treg që pothuajse është bosh në tregun e menaxhimit të sportit dhe turizmit një grup të cilët tashmë vijnë të diplomuar, vijnë të arsimuar, vijnë me bagazh, vijnë me kapacitete, vijnë të trajnuar fizikisht për të hyrë në këtë treg pune. Unë kam bindjen që edhe në këtë debatin e madh që kemi për reformën e universitetetve ajo cfarë po ndodh në këtë sallë është në fund të fundit edhe thelbi I bisedës. Një grup profesorësh kuptuan realitetin, në bashkëpunim me kompani biznesi arritën të kuptojnë që këtu ka nevojë për një master të profilizimit të studentëve që dalin nga ky fakultet për të gjetur një treg që është bosh, një treg që ka nevojë për kuadër , që ka pagesa të larta. Ata që bëjnë sot guidat e rafting paguhen shumë më shumë se çdo profesion tjetër dhe nuk ka djem e vajza të rinj tëcilët e bejnë një gjë që është sport, është argëtim, është turizëm, por është në fundit të fundit edhe me pagesë, dhe për këtë ne kemi shumë nevojë!’-tha Klosi.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë