Certifikata e lindjes së Archie zbulon 5 sekrete nga familja mbretërore

Certifikata e lindjes së Archie zbulon 5 sekrete  nga familja mbretërore

Princi Harry dhe Meghan Markle mbajtën shumë të fshehta rreth lindjes së djalit të tyre, Archie Harrison Mountbatten-Windsor. Mëngjesin e 7 majit vogëlushi përshëndeti botën. 

Tashmë ka dalë në dritë certifikata e lindjes së vogëlushit dhe ka zbuluar disa sekrete të reja si dhe ka hedhur poshtë shumë thashetheme. 

Kështu, nga certifikata e lindjes së Archie janë mësuar disa sekrete për çiftin mbretëror, sidomos për Meghan dhe titullin që mban.

Archie nuk lindi në shtëpi. Ai ka lindur në Spitalin e Portlandit, një spital privat në Londrën Perëndimore.

Në seksionin e profesionit të së ëmës, certifikata tregon se Meghan klasifikohet si Princeshë e Mbretërisë së Bashkuar.

Edhe pse Meghan ka si “profesion” atë të Princeshës, ajo nuk do të quhet kurrë Princesha Meghan, sepse nuk ka gjak mbretëror. Vetëm pasardhësit e drejtpërdrejtë të gjakut mbretëror mund të mbajnë titujt Princ dhe Princeshë.

Bebin Archie e ka regjistruar vetë Princi Harry.

Certifikata tregon edhe se babait të ri iu deshën plot 10 ditë për ta regjistruar të birin. Data e regjistrimit është 17 maji.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja