Certifikata e vaksinimit, Rama: Po punohet që të njihet si pjesë e integruar në sistemin e BE! Manastirliu: Besojmë se do arrihet brenda 15 shtatorit

Certifiakta e vaksinimit që marrin shqiptarët do të njihet së shpejti nga sistemi i Bashkimit Evropian dhe kjo mund të arrihet që brenda datës 15 shtator. Kjo u bë me dije nga kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, gjatë inspektimeve në qendrën shëndetësore nr.1 në Tiranë. Deri më tani, janë vetëm disa vende që njohin dokumentin e vaksinimit, por nuk njihet në sistemin e integruar online të BE.

Rama tha se po punohet për njohjen së afërmi të Certifikatës së Vaksinimit, si pjesë e integruar në sistemin e Bashkimit Europian, ndërsa Manastirliu dha datën 15 shtator, si afat për përfundimin e proceduarave.

Kryeministri Edi Rama theksoi edhe një herë se studentët që nuk janë vaksinuar, nuk do të lejohen të futen në auditore.

"Duhet të përsëritet që vaksina jo domosdoshmërish të mbron nga infektimi edhe pse probabiliteti i infektimit është shumë i ulët, por në momentin që infektohesh të mbron nga vuajtjet dhe format e rënda. Studentët që nuk do vaksinohen, nuk do të hynë në auditore sepse pjesa që është e vetëdijshëm dhe do të mbrohet, nuk mund të kërcënohet nga ata që besojnë në teori konspiracioni. E njëjta gjë vlen për mësuesit, për administratën. Nuk ta ka borxh pjesa tjetër protestën kundër shkencës, nuk mund të kërcënosh jetën e të tjerëve. Ne kemi shtrirë shumë shpejt vaksinimin masiv dhe sot jemi më të mbrojtur. Ne nuk mund të hyjmë në situata të rrezikshme prej atyre, këtu ndahen gjërat. Masat detyruese po i bën gjithë bota, por ne i kemi më të buta. Po punohet për njohjen së afërmi të Certifikatës së Vaksinimit, si pjesë e integruar në sistemin e Bashkimit Europian", tha kryeministri.

Manastirliu bëri me dije se është rritur numri i qytetarëve të interesuar për t'u vaksinuar, teksa shtoi se deri më tani në vendin tonë ka mbërritur 2 mln vaksina anti-COVID dhe deri në dhjetor, ky numër pritet të shkojë në 3 mln.

"Numri i vaksinave të mbërritura më shumë se 2 milion, deri në dhjetor pritet që numri të shkojë në 3 mln numri i vaksinave. Me pedagogët dhe mësuesit po ecim mirë dhe data 30 shtator është lënë si një ditë ku do bëhet një bilanc sa i përket mbulesës vaksinale. Do të ketë edhe një monitorim të long COVID dhe të ketë mundësi për të bërë analiza falas në herë në vit, për të moshuarit. Po përgatisin grupe vaksinimi edhe për në universitet dhe në konvikte. Po punojmë që të njihet edhe Green Pass në vendet e Europës besojmë se do arrihet brenda 15 shtatorit", theksoi ministrja.

Ndërkohë, nga 1 shtatori ka rifilluar edhe kontrolli mjekësor bazë, në çdo qendër shëndetësore.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bledi: 08/09/2021 11:12

    Si mund te pretendono qe Europa te njohin vaksinen e ber ne shqiperi. Ku ka shum e shum laborator si ai ne durres qe bejne test falso. Ne aeroporto jasht keni shum qe te Marrin me furgone bejne sikur te largojne nga aeroporto dhe te benje nje test falzo.

    Përgjigju
    • Antishqiptari shqipfoles: 08/09/2021 15:47

      Bravo Bledi. Mos trego meshire! Perhap progapand antivaksine deri sa te shuhen nga me i vogli deri te me i madhi! Me pelqen kjo metoda ku vendos shenje barazie midis akuzes per testime fallco dhe vaksinave (edhe pse testimet mund te behen te privati ndersa vaksinimi eshte fushate shteterore). Heren tjeter shto edhe ndonje genjeshter te llojit "te qendra e vaksinimit ne ____ te vaksinojn me vajgur!". Sa me specifik mashtrimi, aq me i besueshem behet. Rrofte helenizmi! Vdekje rraces se poshter turkoshqiptare!

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion