Dëmet nga tërmeti/ Rama, certifikimi i pallateve te pabanueshme do të bëhet nga inxhinierë të huaj

Nëse janë të banueshëm apo jo pallatet që u dëmtuan nga tërmeti do të vendosin inxhinierët e huaj që ka thirrur qeveria shqiptare.

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Golemi se vlerësimi nuk do të bëhet nga inxhinierë 'kap këtej dhe kap andej' sikur tha ai, por grupe serioze nga Franca, Turqia dhe Greqia. Kreu i qeverisë u kërkoi banorëve në Golem që të mos qëndrojnë në banesat e tyre deri kur të thonë fjalën e tyre inxhinierët.

"Mos u fusni më këtu me frikë. Ajo mund të mos ketë asnjë gjë, ajo mund të jetë problematike. Të vijnë ta shohin dhe t'u thonë kjo bëhet dhe kjo nuk bëhet. Duhet të jenë grupe serioze, nuk bëhet me inxhinier kap këtej dhe kap andej, prandaj i kam kërkuar të vijnë nga Franca, Turqia dhe Greqia sikur erdhën. Ta kemi tamam. Nuk e krijon rreziku frikën, por frika rrezikun.

Mos dëgjoni këto që dalin në TV dhe tregojnë përralla. Unë dje i kam pasur dje gjithë dynjanë në një shtëpi, meqë e kemi në një kat, pasi ishin në katet e larta dhe kishin parë tmerre" tha Rama. Nga tërmeti i fuqishëm i mëngjesit të së martës u dëmtuan dhe u nxorën të pa banueshme shumë pallate.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 29/11/2019 18:18

    Kontrolli i pallateve nga inxhinieret vendas dhe te huaj eshte teper i domosdoshem por ky termet katastrofik duhet bere medim per urbanistiken rrumpall te 30 vjeteve post diktature . Mjaft me ndertime kriminale dhe cdo pergjegjrs qe do dal nga hetimet per shembjen e pallateve te denohet maksimalisht dhe administratoreve tu konfiskohen oarate qe kane shpenzuar banoret per blerjen e apartamenteve.Pa nd shkom nuk ve mend njeri.

    Përgjigju
  • Tani: 28/11/2019 20:18

    Mire e ka Rama, ngelesat qe se shtyjne vitin e pare te mos vazhdojne me shkollen e larte. Keta inxhiniere dalin , keto ndertesa bejne. Edhe instituti i ndertimeve qe i licensonte keta inxhiniere eshte katandisur ne mosekzistence. Tani, per turp na duhet te marrim te huaj per te vleresuar ndertesat e dobeta qe nuk perballojne termetet. Keshtu i bie qe te gjitha ndertesat te hidhen ne kosh. Me mire keshtu se sa te genjejne veten njerezit se kane nje strehe mbi krye qe mund tu kthehet ne rrase varri.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Rritja e pensioneve, Rama nga Bulqiza: Do rritet fuqia blerëse e më shumë se 700 mijë pensionistëve! Reformën e bëmë ne dhe tregon qartë kush di të qeverisë

Rritja e pensioneve, Rama nga Bulqiza: Do rritet fuqia blerëse e më shumë se 700 mijë pensionistëve! Reformën e bëmë ne dhe tregon qartë kush di të qeverisë