Certifikohen rezultatet e zgjedhjeve
Jahjaga vlerëson punën e KQZ

Pas gati një muaj, sot është bërë edhe certifikimi i rezultateve përfundimtare i zgjedhjeve të 8 qershorit. Meqenëse njezëri këto rezultate u aprovuan, Valdete Daka, kryetarja e KQZ-zë ka certifikuar zgjedhjet.

Nga votimi i 179 923 votuesve, 37 ulëse i ka siguruar koalicioni parazgjedhorë PDK, PD, LB, PSHDK dhe Partia Konservatore. LDK –ja ka arritur të marrë 30 ulëse, Lëvizja Vetëvendosje i ka marrë 16, AAK-ja 11, Lista Srpska 9, Nisma 6.

AKR edhe pas certifikimit të zgjedhjeve mbetet jashtë Kuvendit të Kosovës me vetëm 4.67%. 

Numri i përgjithshëm që kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar, sipas KQZ-së, është 179,923 që në përqindje i bije 42.63% të daljes së përgjithshme.

Po ashtu KQZ ka marrë njoftime me shkrim nga kandidatja e PDK-së, Vlora Çitaku, e cila ka fituar votat të jetë deputete, se ajo do të tërhiqet nga pozita e deputetes. Një njoftim të tillë, KQZ-ja ka marrë edhe nga kandidati tjetër Liburn Aliu i Lëvizjes Vetëvendosje.

Që të dy, sipas KQZ-së do të zëvendësohen me personat të cilët janë menjëherë të renditur me numër të votave.

Jahjaga mirëpret certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve
Menjëherë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve nacionale të 8 qershorit nga KQZ-ja, Presidenca ka njoftuar se, presidentja Atifete Jahjaga, ka pranuar sot certifikimin zyrtar të rezultatit të zgjedhjeve duke vlerësuar punën profesionale të KQZ-së dhe përkushtimin institucional për përmbylljen me sukses të një procesi përgjithësisht të drejtë, demokratik, të ndershëm dhe gjithëpërfshirës.

“Me certifikimin zyrtar të rezultatit të zgjedhjeve është hapur rruga për ndërtimin e institucioneve të Kosovës dhe presidentja Jahjaga, duke respektuar afatet ligjore dhe bazuar në kushtetutën e vendit në ditët në vijim do të marrë vendimin për caktimin e një date për mbajtjen e mbledhjes konstitutive të Kuvendit të ri të Kosovës”, thuhet në një njoftim nga Presidenca.

Presidentja Jahjaga thekson domosdoshmërinë e përmbylljes me sukses të procesit të rëndësishëm për Kosovën dhe vazhdimin e përmbushjes së aspiratës së popullit të Kosovës në ndërtimin e një shteti të së drejtës, demokratik e gjithëpërfshirës që do të hap rrugën e integrimeve evropiane.

Marrë nga "Kosova Press"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 34-vjeçari në Britani! GJKKO i kishte vënë masën 'Arrest në burg' për grup të strukturuar kriminal (EMRI)

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 34-vjeçari në Britani! GJKKO i kishte vënë masën 'Arrest në burg' për grup të strukturuar kriminal (EMRI)