Ka rinisur seanca në Gjykatën Kushtetuese për çështjen Balluku dhe fjalën e ka marrë përfaqësuesja e presidentit. Presidenca thotë se masa e ndërmarrë nga GJKKO dhe SPAK për pezullimin e zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë nga detyra, është jo kushtetues.
“Nëse masa ndaluese e pezullimit nga ushtrimi i një detyre apo shërbimi, e vendosur ndaj një anëtari të Këshillit të Ministrave apo gjithë Këshillit të Ministave ndikon në funksionimin e lirë dhe të pakushtëzuar, të pushtetit ekzekutiv, atëherë kjo masë merr përmbajtjen e një instrumenti kontrolli dhe balance midis pushteteve. Një instrument i tillë i cili nuk është i parashikuar nga kushtetuta, por që ka forcën juridike për të kushtëzuar funksionimin dhe përbërjen e pushtetit ekzekutiv dhe nuk mund të konsiderohet kushtetues. Nëse masa ndaluese nuk ndikon në funksionimin e lirë dhe të pakushtëzuar të pushtetit ekzekutiv spese kuadri ligjor në fuqi parashikon zgjidhje apo rrugëdalje institucionale, të cilat nuk krijojnë impakt për ekzekutivin dhe nuk e vendosin atë përpara lëvizjeve të detyruara, atëherë del nga konteksti penal dhe nuk shndërrohet në instrument kontrolli e balance i pushtetit gjyqësor mbi pushtetin ekzekutiv”, tha përfaqësuesja.
Lajmi kryesor:
Mbyllet seanca në Kushtetuese/ Qeveria: Balluku gëzon imunitetin e deputetit, s'mund të pezullohet! SPAK: S’ka konflikt kompetencash, kur e kthyet në detyrë cenoi marrjen e provave











