Çështja Beleri, Mitsotakis: Mesazhi im për Ramën është i qartë, duhet zgjidhur shpejt

Çështja Beleri, Mitsotakis: Mesazhi im për Ramën është i qartë, duhet zgjidhur shpejt

Mitsotakis

Nga samiti i NATO-s i pyetur për çështjen Beleri kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis është përgjigjur i prerë duke thënë se çështja duhet zgjidhur menjëherë.

Ai u shpreh se pavararësisht se respekton institucionet ligjzbatuese në Shqipëri por gjithsesi thekson që kjo çështje të zgjidhet shpejt.

“Tani, me homologun tim shqiptar, zotin Rama, e ritheksova edhe një herë se kjo çështje është një çështje që duhet zgjidhur. Është çështje e shtetit të së drejtës, dua ta theksoj këtë, kur një kryetar i zgjedhur burgoset pa akuza të vlefshme dhe mbahet në burg pa qenë në gjendje të bëjë betim. Këto janë gjëra që nuk duhet të ndodhin në një vend që e ka vënë shtetin ligjor evropian në krye të reformave që dëshiron të bëjë për t'iu afruar Bashkimit Evropian.”-tha Mitsotakis.

Mendoj se mesazhi im ishte i qartë: respektoj pavarësinë e gjyqësorit shqiptar, nga ana tjetër mendoj se të gjithë e kuptojmë se kjo çështje duhet të zgjidhet shpejt.

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës Fredi Beleri u arrestua më 12 maj në lokalin e tij, teksa ofronte para për të vlerë 8 vota në shifrën e 40 mijë lekëve. Arrestimi erdhi pas denoncimit në prokurori nga një person, i cili kishte treguar se i ishin ofruar para në këmbim të votave. Po ashtu, Beleri sipas organit të akuzës, u premtonte se do t’i përfshinte në skema për përfitimin e shtetësisë greke dhe të pensionit nga shteti grek. Ndërsa përmes bashkëpunëtorëve të tij dyshohet se paguante shuma nga 50 deri në 200 euro për një votë në favor të tij. Pavarësisht hetimeve të nisur ndaj tij, Fredi Beleri mori Bashkinë e Himarës me 19 vota më tepër, përballë kandidatit socialist Jorgo Goro.

Liderët e NATO-s do të takohen në Vilnius më 11 dhe 12 korrik për të trajtuar një sërë çështjesh, duke nisur nga ndasitë lidhur me anëtarësimin e mundshëm të Ukrainës dhe pranimin e Suedisë, e deri te rritja e furnizimeve me municion dhe shqyrtimi i planeve të mbrojtjes pas shumë dekadash.

Ky do të jetë samiti i katërt i NATO-s që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës, pasi samiti i parë ishte mbajtur virtualisht më 25 shkurt 2022, një ditë pasi Rusia nisi luftën. Dy samitet e tjera janë mbajtur në Bruksel dhe Madrid

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nika: 14/07/2023 14:45

    Jep urdher te mbrohen pronat e Himares pasi qeveria drogmene Shqiptare po vjedh nga Palasa e gjer tutje. Kush ja ka dhene ktyre morrave token. Ta shohi Rama mire se kush e ben ligjin ne Europe. Cohu Greqi e mbroj Himaren nga duart gjakpirese te droges se Kukesit, Vlores, Fierit e Tiranes.

    Përgjigju
  • juventun: 13/07/2023 19:14

    Ik o pederast mbushu, jep u urdhra ti qen grek. Po ke te drejte duhet denuar me burg sa me shpejt.

    Përgjigju
  • Dmth: 13/07/2023 17:41

    Duhet dënuar. Shpejt

    Përgjigju
  • Alb: 13/07/2023 13:54

    E njeta gja me ne shqiptaret serbi ne veri greku ne juge.

    Përgjigju
  • Cami: 13/07/2023 12:05

    Jo proteste te beje parlamentari Europian per nje qe eshte i akuzuar per vjedhje e votes dhe vrases qe iku ne Greqi per te shpetuar me absurdja dhe pretendojne keta qe shtet i se drejtes qe te vendoset ne Shqiperi Jo per kete apo ate kjo Europe kurve qe thote beni si ju them por mos beni kur duhet ta beni c' Pune ka Greqia Edhe per ka nenshtetesine greke Himara eshte zemra laberise shqipetare kush do ta ndryshoje nuk e ben dot sepse flasin faktet Le te flasin greqisht disa se ashtu ja do puna marrin pensione nga Greku Pra Jane te blere n.q.f.se i del i " pafajshem" Shqiperia te hyje ne protektorjatin greke dhe behemi nje sa shqipetare Jane ne burgjet e Greqise qe Jane denuar pa' faj e thone avokatet ne TV mos befte kjo Shqiperi po' qe duan keshtu na coptuan masakruar denuar te inponuar qe te mohojne identitetin !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Çmontohet organizata shqiptare që kontrabandonte drogë nga Belgjika drejt Britanisë, mbi 30 kontrolle banesash dhe disa të arrestuar

Çmontohet organizata shqiptare që kontrabandonte drogë nga Belgjika drejt Britanisë, mbi 30 kontrolle banesash dhe disa të arrestuar