“Çështja “Çame” nuk është folklor”, Abaz Hado kritika ndaj Shpëtim Idrizit: Interesat e vogla gjithmonë të bëjnë të vogël

“Çështja “Çame” nuk është folklor”, Abaz Hado kritika ndaj Shpëtim Idrizit: Interesat e vogla gjithmonë të bëjnë të vogël

Studiuesi Abaz Hado

Ky vit shënon dhe 80-vjetorin e gjenocidit grek mbi shqiptarët e Çamërisë, e cila përkujtohet  çdo vit me anë të një pelegrinazhi në varrezat e Kllogjerit në Konsipol. 

Artisti, studiuesi dhe njëkohësisht ish-përfaqësuesi i PDIU-së Abaz Hado ka shprehur kritika të forta ndaj Shpëtim Idrizit në lidhje me trajtimin e çështjes çame. 

“Unë ndahem nga ato mënyrat falce. Çështja çame nuk është folklor, nuk është falcitet, është shpirt. Unë kur kam folur njëherë me Shpëtim Idrizin kur mendonte të bënte këtë lëvizje dhe unë i thashë: “Ti duhet të jesh si Moisiu, që u premtoi tokën e premtuar, pra një lider shpirtëror”. 

Shpëtimi nuk e mori dot këtë peshë sepse interesat e vogla gjithmonë të shtyjnë larg këtyre ideve të mëdha, të bëjnë të vogël”.

Në “Mes dy botëve” përballë Helidon Halitit në Rtsh, Abaz Hado shprehet optimist se një ditë edhe problemi i pronave në Greqi do të marrë zgjidhje. 

“Unë jam optimisht sepse bota shkon drejt zgjidhjes, të paktën nga procesi i pronës sado të pengohet. Unë kam qenë gjithmonë i këtij mendimi, që nëpërmjet të drejtave të njeriut, nëpëmrjet integrimeve europianeve dhe nëpërmjet pranimit të Shqipërisë në Europë, sigurisht do të sjellë dhe lehtësira në marrëdhëniet me pronat. Ka një ligj të Europës që e ka ndërtuar mbi pronat e banorëve europianë të cilat unë i kam pronat e mia, i kam tapitë e mia dhe unë shkoj nesër si qytetar europian dhe marr pronat e mia. Pa asnjë lloj pretendimi dhe ngarkese politgike, thjesht unë u jap fëmijëve të mi atë që u takon nga prindërit e mi, gjyshërit”, nënvizon Hado.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Skandali te Onkologjiku, Rama mbledh nesër shefat e shërbimeve në QSUT

Skandali te Onkologjiku, Rama mbledh nesër shefat e shërbimeve në QSUT