Çështja Doshi, Gjykata e Lartë
rrëzon kërkesën e Frrokut për liri

Çështja Doshi, Gjykata e Lartë<br />rrëzon kërkesën e Frrokut për liri
TIRANË -Në një kohë kur prokuroria ka mbyllur hetimet paraprake për atentatin ndaj deputetit Tom Doshi, është kolegu kristian demokrat Mark Frroku që kërkon në gjykatë revokimin e arrestit në shtëpi për akuzën e kallëzimit të rremë. Kolegji Penal në Gjykatën e Lartë rrëzoi këtë kërkesë duke lënë në fuqi dy masa sigurie ndaj Frrokut, atë të arrestit me burg për vrasjen e një shqiptari në Belgjikë, dhe të arrestit shtëpiak për inskenimin e atentatit ndaj Doshit.

....
Gjykata e Lartë ka vendosur të lë në burg deputetin kristian demokrat Mark Frroku në lidhje me akuzat që rëndojnë ndaj tij inskenim te atentatit ndaj deputetit Tom Doshi. Dy avokatët e Frrokut i ishin drejtuar Gjykatës së Lartë për të rrëzuar masën e sigurisë të “arrestit shtepiak” që ka dhënë Shkalla e parëe drejtësisë.
 
“Nuk kam asnjë koment për vendimin. Absolutisht që do vazhdoj betejën ligjore. Jam i pafajshëm”, u shpreh Frroku duke iu përgjigjur interesit të gazetarit të A1 Report Arsen Rusta.
 
Avokati Saimir Visha pas mbarimit të seancës në Gjykatën e Lartë tha se do ta çojnë këtë vendim për ankimim në Gjykatën Kushtetuese. Ai tha se Frroku ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore ku është duke iu nënshtruar një terapie mjekësore në spitalin e burgut. 

Mark Frroku aktualisht ndodhet ne masen e sigurise te arrestit me burg per nje tjeter akuze te ngritur ndaj tij, ne lidhje me vrasjen e nje shqiptari ne Belgjike. 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip