Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias ka folur për çështjen e Detit me Shqipërinë në një intervistë për 'Newsbomb.gr'. Në fjalën e tij theksoi se mosmarrëveshja do të zgjidhet me vendimin e Gjykatës së Hagës.
Ndër të tjera, Dendias sqaroi se vendet kanë shprehur të drejtën për 12 milje në Jon dhe nuk ka asgjë për t’u diskutuar, përveç detajeve teknike që do t'i çojnë palët në Hagë.
" Ajo që duhet bërë me Shqipërinë është të kemi një fletëpremtim me të cilin do t'i drejtojmë në Hagë mosmarrëveshjet tona.Çështja e kufirit detar me Shqipërinë është një çështje e zgjidhur me vijën e mesme. Dhe ne dhe shqiptarët kemi shkuar në 12 milje. Dhe aty ku nuk ka 24 milje, dhe për një kohë të gjatë në qytetin tim të Korfuzit nuk ka 24 milje, është vija e mesme.
Tani, nëse nevojiten diskutime teknike në kontekstin e apelit të Hagës, ato mund të zhvillohen. Por në parim, mosmarrëveshja me Shqipërinë do të zgjidhet në kuptim të plotë të së Drejtës Ndërkombëtare dhe Konventës për të Drejtën e Detit, UNCLOS: 12 milje, të drejta të plota për ishujt, referim në Hagë për të zgjidhur çdo mosmarrëveshje", tha Dendias.
Në 20 tetor 2020, Shqipëria dhe Greqia morën vendimin për ta dërguar në Hagë, çështjen e detit. Në vizitën e tij në Tiranë, kryediplomati grek Nikos Dendias, tha se Çështja e ligjit të luftës me Greqinë shumë shpejt do të shkojë drejt zgjidhjes dhe se do të nisin procedurat për abrogimin e ligjit, i cili daton që nga viti 1940. Sipas ministrit të Jashtëm grek, dy vendet duhet të bashkëpunojnë ndërmjet tyre, që pikat historike për abrogimin e tij, të përmbyllen sa më shpejt të jetë e mundur.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.6%
-
Nuk e di
12.7%
Vota total: 3614
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kërcënimi nga Lindja, F-35 dhe 'kupola e hekurt', Athina po armatoset
27 Dhjetor 2024, 21:47
-
Ministri i Mbrojtjes Nikos Dendias: Turqia po zgjeron pretendimet ndaj Greqisë
14 Dhjetor 2024, 20:14
-
Berisha: Arrestimin e Ilir Metës e çojmë në Hagë! Betejë ligjore dhe për Salianjin, merr në mbrojtje Dogjanin
4 Dhjetor 2024, 14:35
-
Gjykata e Hagës urdhëron ish pjesëtarin e UÇK-së t’u paguajë 208 mijë euro viktimave të tij
29 Nëntor 2024, 12:51
-
Pacolli viziton Hashim Thaçin dhe ish-krerët e UÇK në Hagë: Ish-presidenti ishte moralisht dhe fizikisht mirë! Shpresojmë dhe besojmë në drejtësi
20 Tetor 2024, 18:19
-
Humbi vëllanë, Gjykata e Hagës nuk i jep leje Jakup Krasniqit për ceremoninë e varrimit! U përcoll sot në Drenas
6 Tetor 2024, 22:09
-
Lufta në Rripin e Gazës/ Gjykata e Hagës: Politikat e vendbanimeve të Izraelit shkelin ligjin ndërkombëtar! Netanyahu: Nuk mund të jemi pushtues në tokën tonë
19 Korrik 2024, 22:48
-
Greqia s'u ftua në inaugurimin e bazës së NATO-s në Kuçovë? Report Tv siguron dokumentin që përgënjeshtron pretendimet e mediave greke
9 Mars 2024, 15:59
-
111 vjetori i çlirimit të Janinës nga pushtimi osman, Dendias përmend Shqipërinë: Të respektojë të drejtat evropiane për t’u anëtarësuar në BE
21 Shkurt 2024, 16:55
-
Çështja e detit në Hagë, Rama: Presidenti duhet të japë autorizim për një grup të ri negociator që të përgatisim një Marrëveshje të Përbashkët Kompromisi me Greqinë
27 Gusht 2023, 11:40
-
GJKKO rrëzoi kërkesën e Belerit për lirimin nga burgu, reagon Greqia: Pengon betimin e tij si kryebashkiak i Himarës
20 Qershor 2023, 20:11
-
Apeli i GJKKO la në burg Fredi Belerin, reagon Greqia: Vendim kundër dispozitave të shtetit ligjor! Trajtim jo i drejtë për një kryebashkiak të zgjedhur
1 Qershor 2023, 15:42