Çështja e emrit të Maqedonisë nuk zgjidhet nëse mes Greqisë dhe ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë nuk vendoset mirëbesimi. Për këtë arsye, nga takimi në Shkup mes ministrit të jashtëm grek Nikos Koxias dhe homologut të tij maqedonas Nikolla Poposki, është rënë dakord për zbatimin e një plani prej 11 pikash që do të forcojë mirëbesimin dhe bashkëpunimin mes dy vendeve.
Sipas këtij plani bashkëpunimi duhet të shtohet në fusha esenciale si arsimi, ekonomia, kultura, lidhjet infrastrukturore si dhe konsultime të vazhdueshme mes dy qeverive. Ministri i jashtëm grek deklaroi se kur njerëzit i besojnë njëri-tjetrit për të zgjidhur problemet mund të lëvizin dhe malet.
Për çështjen e emrit ka diferenca, deklaroi Koxias, por për çdo problem ka zgjidhje. Nga ana e tij ministri i jashtëm maqedonas Nikolla Poposki gjithashtu vuri në dukje se problemi më i madh mes dy vendeve është mungesa e mirëbesimit mes tyre.
Vizita e ministrit të jashtëm grek në Shkup është e para në 10 vjet e një zyrtari grek të këtij niveli. Koxias vendosi të udhëtonte për në Maqedoni me makinë në mënyrë që të shmangte aeroportin “Aleksandri i Madh” të Shkupit.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com