Avokati Alban Duraj ka komentuar në Report Tv situatën e krijuar në KQZ mes dy grupeve të Partisë Demokratike, të cilat kanë ankimuar në KAS vendimin e Ilirjan Celibashit. Në një intervistë për gazetarin Nertil Agalliu, Duraj thotë se KAS me shumë mundësi do të lërë në fuqi vendimin që ka dhënë KQZ, që Berisha nuk mund të regjistrohet në zgjedhje me siglën e PD, ndërsa nga ana tjetër Lulzim Basha duhet të firmosë deklaratën solemne të parashikuar në Kodin Zgjedhor. Duraj shprehet se PD e Alibeajt rrezikon që të mos futet në zgjedhje.
“Jemi në një ngërç ligjor për shkak të konfliktet të brendshëm që kanë dy fraksionet brenda PD. Basha edhe pse ka dhënë dorëheqjen ka bërë një lëvizje taktike ta futur në kolaps këtë parti derisa të qetësohen ujërat. Vendimi i KQZ ka qenë i drejtë ndonëse të dyja palët janë të pakënaqura nga ky vendim. Ashtu sikurse grupi i Berishë s’ka mazhorancën në parti, por nga ana ligjore s’ka mundësi për të qenë de juro kryetari partisë. Ai se ka mundësinë ligjore, duke qenë se vendimi i apelit ishte një vendim që e kthente për gjykim dhe ky vendim është apeluar në gjykatë të lartë.
Është një dokumentacion i paplotë se Basha është në krye të partisë. Edhe dorëheqjen nuk e ka regjistruar në regjistrin e partive politike. Mendoj se vendimi i KAS do jetë një vendim që do lërë në fuqi vendimin që ka dhënë KQZ. PD rrezikon të mos regjistrohet”, tha Duraj.
Lajmi kryesor:
Dy PD-të ‘përplasen’ në KAS, caktohen relatorët! Ilirjan Rusmaili 'merr në dorë fatin' e Rithemelimit! Koli Bele caktohet për ankimimin e Alibeajt
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?
-
Mirë
32.6%
-
Keq
48.6%
-
Nuk e di
18.8%
Vota total: 138
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Protestat me 50 veta të dështuara para Bashkisë, po rrisin politikisht profilin e Erion Velisë
8 Gusht, 17:39
-
Ben Andoni: Kundërshtari i PD-së s’është Rama por ndryshimi?!
7 Gusht, 20:32
-
KQZ i hoqi mandatin, Fredi Beleri e ankimon në KAS
7 Gusht, 11:54
-
'Shes menderen për një vizë greke'
7 Gusht, 10:58
-
'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del blof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri
6 Gusht, 22:51
-
Mero Baze: Tani përveçse rrihen, nuk i lënë as të qajnë!
6 Gusht, 19:04
-
Jo vetëm Himara! Përsëritja e zgjedhjeve ‘tersi’ i opozitës! Thelloi humbjen edhe në Rrogozhinë e Kukës, s’mundi të mbante votat e 14 majit! PS rriti mbështetjen
6 Gusht, 17:11
-
Frrok Çupi: Tre Musketerët rrokin armën e vjetër
6 Gusht, 15:01
-
Edhe Lefter Maliqi i zhgënjyer nga lidershipi i Berishës pas humbjes: Boll me fjalë, Himara pësimi i radhës! Ndiqni patronazhistët
6 Gusht, 09:16
-
Nikoll Lesi: Nuk ecet më me justifikime se “Rama na vjedh e blen votat”, o Sali
6 Gusht, 07:11
-
Berisha çon Kalanë në SPAK të ankohet pse u rihap çështja për vrasjet e 21 janarit: O të korruptuar, si pranuat ju padinë e Rajmonda Nikës, gruas së viktimës?
5 Gusht, 22:34
-
Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!
5 Gusht, 22:01