Çështja ‘Doshi’,mbyllen hetimet
Doshi, Frroku e Bami në Gjykatë
Arkiva - Lajmet e dosjes "Doshi"

Çështja ‘Doshi’,mbyllen hetimet<br />Doshi, Frroku e Bami në Gjykatë<br />Arkiva - Lajmet e dosjes
TIRANË - Deputetët Tom Doshi, Mark Frroku dhe 36-vjeçari nga Fushë Kruja Durim Bami rikthehen sërish në Gjykatën e Lartë. Këtë herë ata janë statusin e të pandehurit pasi prokuroria ka mbyllur hetimet dhe ka nisur drejt gjykatës dosjen me akuzën e kallëzimit të rremë në lidhje me atentatin e pretenduar nga deputeti Doshi më 2 mars të këtij viti.

Asokohe Doshi denoncoi publikisht një atentat ndaj tij, por Prokuroria pas 28 ditë hetimesh dhe mbi 40 persona të pyetur në lidhje me këtë ngjarje, deklaroi se gjithçka ishte një inskenim ndërmjet dy deputetëve dhe të riut nga Fushë-Kruja.

Aktualisht Doshi dhe Bami ndodhen në masën e sigurisë detyrim paraqitje, ndërsa i vetmi që qëndron pas hekurave është Mark Frroku ndaj të cilit rëndon dhe akuza e vrasjes së shtetasit Aleksandër Kurti në 1999 në Belgjikë.

Njoftimi për mbylljen e hetimeve sipas Prokurorisë i është njoftuar të pandehurve dhe avokatëve të tyre, ndërsa pritet që pas shpalljes së shortit në Gjykatën e Lartë të caktohet dhe data për nisjen e procesit ku dëshmuan në prokurorinë e krimeve të rënda zyrtarët më të lartë të shtetit shqiptar.


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rëzimi i avionit, Azerbajxhani shpall 26 dhjetorin ditë zie kombëtare

Rëzimi i avionit, Azerbajxhani shpall 26 dhjetorin ditë zie kombëtare