Çështja Tahiri/ LSI: 'Shefi i vogël' shpëtoi nga burgu që të shpëtojë 'shefi i madh' (VIDEO)

TIRANË- Çështja Tahiri është në fokus të deklaratave të opozitës. Është LSI, nëpërmjet ish-deputetes Erisa Xhixo, e cila ka hedhur akuza ndaj sistemit të drejtësisë, teksa flet për një sistetm të dyfishtë. Nga selia, Xhixho tha se vendimi i djeshëm me shërbim prove, kur shumë qytetar dënohen se nuk kanë paguar faturën e enegjisë është tregues i pandëshkueshmërisë nga ana e institucioneve të drejtësisë në vend.

"Duke u ndalur më konkretisht tek dënimi, Xhixho tha se " Shefi i vogël, shpëtoi nga burgu por formalisht u shpall fajtor që të shpëtojë shefi i madh".

"Pandëshkueshmëria vazhdon të jetë sëmundje e pa shërueshme e institucioneve të zbatimit të ligjit. Megjithëse partnerët tanë ndërkombëtarë vazhdojnë të na bëjnë presion që kjo dukuri që stimulon krimin dhe korrupsionin të marrë fund. Mirëpo, si mos mospërfillje ndaj detyrimeve që Shqipëria duhet të përmbushë edhe në kuadër të integrimit europian, pandëshkueshmëria u dëshmua në mënyrë më flagrante me farsën gjyqësore ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri, i cili u dënua për “Shpërdorim detyre”, si dëshmi e shpërdorimit prej shefit të madh, i cili natyrisht pasi e përdori viktimën e vet për të kanabizuar vendin , e dënoi viktimen e vet vetëm për “Shpërdorim detyre”.

Por nuk është vetëm pandëshkueshmëria sëmundje e pashërueshme e institucioneve të zbatimit të ligjit ne Shqiperi, por edhe standardi i dyfishtë. Sepse, ndërsa Saimir Tahiri dënohet me shërbim prove, ata që nuk janë në shërbim të shefit të madh përfundojnë në burg edhe kur mbrojnë shtëpitë e tyre prej vjedhjes së pushtetit të shefit të madh,

Përfundojnë në burg edhe pse nuk kanë mundësi të paguajnë faturat e energjisë elektrike,  përfundojnë në burg edhe pse nuk pranojnë të mbyllin gojën dhe të bëhen servilë dhe shërbëtorë të pushtetit kriminal të shefit të madh. Shefi i vogël, shpëtoi nga burgu por formalisht u shpall fajtor që të shpëtojë shefi i madh", tha Xhixho.

Gjykata për Krime të Rënda dënoi ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri vetëm për shpërdorim detyre. Vendimi është 5 vite burg vetëm për shpërdorim detyre. por me gjykim të shkurtuar arrin në 3.4 vite burgim, por në konvertim sipas Gjykatës kthehet në shërbim prove 3 vite. Sipas vendimit, Tahiri për 5 vite nuk duhet të kryejë funksione publike. 

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O derdimen: 21/09/2019 08:28

    Po ku e shef ti që un po mbroj Sajmir Tahirin ke ndonjë shkronj ku un mbroi Sajmirin. Un po pyes ktë laraskën pa bisht për shefin e saj kryehajdut. Apo mos je gjë analfabet apo mos je dhe ti pjes e lesh e dhis.

    Përgjigju
  • LARASKA LESHE DHIS: 20/09/2019 15:30

    O laraska e leshedhis po shefi jot me bllok në dor me një të rame të lapsit 700000 euro çfar e quan ti o larask pa bisht ? ? ? ? ? ?

    Përgjigju
    • Laraska: 20/09/2019 23:58

      Po pse mbron nje hajdut duke nxjerre nje hajdut tjeter, burg per te gjithe qe rrjepin shqiperine. Jam me mergim kam leke kam biznese me vjen keq qe svij dot be shqiperi me krijuar vende pune nga pasiguria dhe nga korupsioni. Ne litar ata dhe kushdo qe vjedh

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së