'Çështje sensitive nga politika'/ Celibashi: Është ngritur grupi i punës për implementimin e teknologjisë në zgjedhje! Konstituohet KQZ-ja e re! (VIDEO)

TIRANË- Nisur nga fakti se është një çështje e 'nxehtë' nga politika, puna e parë që ka bërë Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, ose KQZ-ja e re është ngritja e grupit të punës për implementimin e teknologjisë në zgjedhje! Komisioneri Shtetëror, Ilirjan Celibashi është shprehur se shumë shpejt do të përgatiten draftet me aktet përkatëse.

"Puna në KQZ ka filluar për atë që është në përgjegjësinë e Komisionerit dhe nënkomisionerit, kemi përgatitur një urdhër për të ngritur një grupe pune për ta shqyrtuar këtë çështje në KQZ, shumë shpejt do të përgatisë draftit me aktet përkatëse. Shpresojmë dhe kam besim që do të arrijmë të kemi sukses sepse jemi të ndërgjegjshëm që ka mjaft sensibiltet nga politika dhe për sa kohë një pjesë e saj e shikon një aspekt që lidhjet ngushtësisht me procesin zgjedhor", tha Celibashi.

Pas përzgjedhjes që gjithë anëtarëve të këtij institucioni të ri, sot është bërë konstituimi i KQZ-së së re, ku pas Komisionerit dhe nënkomisionerit, është bërë dhe prezantimi i anëtarëve. KQZ-ja e re përbëhet nga Komisioneri dhe nënkomisioneri, ky i fundit nga radhët e opozitës, Komisioni Rregullator i Zgjedhjeve dhe Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve.

KQZ-ja e re
Ilirjan Celibashi zgjidhet komisioner shtetëror i zgjedhjeve (106 vota pro)
Lealba Pelingu zgjidhet nënkomisioner shtetëror i zgjedhjeve (105 vota pro)

Anëtarët e komisionit rregullator të zgjedhjeve (107 vota pro, 4 kundër, 4 abstenim)
Ilirjana Nano
Dritan Çaka
Arens Çela
Muharrem Çakaj
Helga Vukaj

Anëtarët e komisionit të ankimimeve dhe sanksioneve (105 pro, 5 kundër, 3 abstenim)
Ilirjan Rusmali
Elvin Lako
Koli Bele
Elvis Çefa
Ledio Braho

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar