Autoritetet pretendojnë se situata në Ceuta i është kthyer normalitetit. Por shumë prej emigrantëve po përpiqen t'u shmangen autoriteteve.

Shërbimet e inteligjencës spanjolle sipas El Pais, vlerësojnë se autoritetet marokene e lejuan dhe e shfrytëzuan fluksin masiv të njerëzve drejt Ceutës, por nuk e organizuan apo planifikuan atë.

Nesër ministrat e brendshëm të 27 vendeve të BE, do të diskutojnë në një mbledhje online, një "përgjigje të unifikuar " ndaj krizës së migracionit pas ngjarjeve në Ceuta. Hapja e qendrave të reja të refugjatëve të ngjashme me modelin shqiptar në Gjadër pritet të jetë temë diskutimi ndërsa një ndër vendet që mund të presë refugjatë, mund të jetë Mali i Zi. 

Ansa raporton se ministrat do të kenë në tryezën e diskutimit një listë me 11 shtete ku mund të ndërtohen qendra për refugjatë në të ardhmen, por pikëpyetja e madhe e nismës së nxitur nga Italia dhe Danimarka është financimi.