Nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pak minuta pas deklaratës së kreut të opozitës, i cili akuzoi mazhorancën për aferën e CEZ.
Balla duke iu përgjigjur Bashës, tha se lideri i PD-së që të merret seriozisht nga shqiptarët duhet të japë llogari përpara drejtësisë për shumë çështje në të cilat është përfshirë.
Deputeti i PS-së përmendi “Rrugën e Kombit”, godinën e SHQUP-it, lejet e ndërtimit në Bashkinë e Tiranës, kufirin detar me Greqinë, privatizimin e CEZ dhe vrasjet e 21 janarit.
"Lulzim Basha gjeti sot kurajon të dalë dhe të kërkojë llogari për shpifjet që ai vet ia servir publikut çdo ditë. Luli, i cili vet është person ne kerkim nga drejtësia për vjedhjen e 230 milionë euro në rrugën Durrës - Kukës, akuzë për të cilën i shpëtoi gjykimit përmes raporteve qesharake mjekësore dhe që sot gjen kurajën të trashë zërin dhe të hedhë baltë, nga Shqupi, godinën që ia grabiten shtetit shqiptar ditët e fundit përpara se të dorëzonin mandatin e tyre të trupshëm qeverisës", u shpreh Balla.
Deputeti i PS-së më tej shtoi se, Basha "shumë shpejt do duhet të japë llogari për lejet e ndërtimit abuzive, të cilat ia kemi denoncuar një për një" dhe e akuzoi atë edhe për tradhëti ndaj kombit duke i falur Greqisë hapësirën tonë detare.
Sau takon akuzave për CE, Balla u shpreh se, "Luli, që bashkë me Saliun privatizuan CEZ në mënyrën më të turpshme të mundur dhe pasi e zhvatën mirë e mirë e dëbuan nga Shqipëria me dhunë dhe me polici, kërkon llogari pse qeveria e re e zgjidhi konfliktin, duke i kursyer shqiptarëve plotë 802 milionë euro. Prandaj, Luli, përpara se të dalë i krekosur për të kërkuar llogari, duhet të japë llogari vetë."
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com