Pas takimit në Turqi me ish-juristin e OSSH-së Romeo Kara, ish-truproja i Sali Berishës Izet Haxhia rrëfen detaje të takimit me njeriun që konsiderohet si çelësi që hapi ‘Kutinë e Pandorës” për aferën e ÇEZ.
Haxhia deklaroi se Kara ndihet i rrezikuar dhe i ka lënë dosjen e skandalit të CEZ-it, në rast se atij i ndodh diçka.
Përveç fakteve të publikuara nga Kara, Haxhia bën të ditur se ai ka në dorë edhe disa materiale të tjera që implikojnë djalin e ish-kryeministrit Berisha, por për momentin kërkon ti mbajë sekret.
Sipas Izet Haxhisë, lidhjet e Shkëlzen Berishës në aferën e CEZ-it janë të qarta si një bashkëpunëtor i Nuel Kalajt, sekserin e shitjes së OSSH-së tek cekët e CEZ-it.
Haxhia thotë se vizitat e tij se bashku me të motrën në Pragë qëndrimi në të njëjtin hotel me Nuel Kalajn janë fakte të pa kundërshtueshme për këtë lidhje.
Haxhia shprehet i bindur se familja Berisha i ka depozituar paratë e fituara nga afera e CEZ-it në banka off-shore jashtë vendit, ndërsa një pejsë të tyre e ka përdorur për të blerë prona të shumta në shqiëpri me emra të tjerë.
Deklaratat e Haxhisë u bënë në një intervistë për gazetën Dita.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com