"Zgjidhja miqësore e mosmarrëveshjes me CEZ-in ishte e duhura pasi Shqipëria aspiron për tu anëtarësuar për në BE". Ky është qëndrimi i Drejtorit të Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, Janez Kopaci i cili nënvizoi se kjo qeveri duhet përgëzuar për këtë marrëveshje që sipas tij nuk shton konfliktet por i jep mundësi Shqipërisë për t'u integruar sa më shpejt në BE.
“Ne vetëm mund ta përgëzojmë qeverinë shqiptare që gjeti kurajën e duhur për të nënshkruar dhe për ta miratuar dhe në parlament një zgjidhje të mirë miqësore të kësaj mosmarrëveshjeje dhe që tashmë po ecën kaq mirë me reformat e energjisë elektrike”, u shpreh Kopaci.
Këtë deklaratë Janez Kopaci e ka dhënë në mbledhjen e 13-të të Këshillit të Ministrave të Komunitetit të Energjisë mbajtur në Tiranë. Cështja e CEZ prej javësh është kthyer në qendër të vëmendjes pasi opozita akuzon qeverisnë për një marrëveshje korruptive.
Redaksia Online
(o.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com