CEZ, “arratiset” Kalaj, 7 mln €
u nxorën me çanta jashtë vendit

CEZ, “arratiset” Kalaj, 7 mln €<br />u nxorën me çanta jashtë vendit
TIRANË-Nuel Kalaj personi i cilësuar si 'sekseri' për privatizimin e CEZ është larguar jashtë vendit.

Ai nuk i është përgjigjur as për herë të dytë kërkesës së Komisionit Hetimor për të dëshmuar. Taulant Balla, Kryetari i Komisionit Parlamentar Hetimor per CEZ i ben kërkesë Policisë për ta shoqëruar forcërisht. Balla ngre dyshimet se 7 mln euro u nxorën jashtë vendit me çanta. Kërkohen verifikimi i hyrje-daljeve për vitin 2010 në kufi të Sali Berishës, Shkëlzen Berishës, Nuel Kalajt dhe drejtuesve të CEZ.

Mbledhja-Debatet
Është mbledhur mesditën e sotme Komisioni Parlamentar hetimor për CEZ. Kryetari i këtij komisioni, Taulant Balla theksoi se dëshmitari kyç, Nuel Kalaj ndodhet jashtë vendit ndaj i bëri thirrje policisë të sillet më forcë për të dëshmuar.

Sekseri Nuel Kalaj është thirrur për të dëshmuar në komisionin hetimor lidhur me rolin e tij në privatizimin e OSSH-së te kompania çeke, CEZ. Por rezulton se ai ndodhet jashte vendit.

“Personi është larguar jashtë shtetit, kemi dhe konfirmimin këtu. Nga ky moment i kërkojmë Policisë së Shtetit, madje Kuvendi ta nënshkruajë që tani, që të bëhet sjellja me forcë e këtij dëshmitari të rëndësishëm. 
Po kështu dhe ndaj shtetasit Hamza Merxhani. Nga informacioni i deritanishëm rezulton i larguar nga Shqipëria për të njëjtën procedurë të supercituar, të kërkohet sjellja me forcë e këtij dëshmitari dhe të ndiqen procedurat sipas ligjit”, tha Balla.

Balla i kërkoi gjithashtu Policisë të verifikojë hyrje-daljet nga vendi për vitin 2010, në sistemin TIMS të Nuel Kalaj, Jozef Haisek, Sali Berishës e Shkëlzen Berishës.
“I kërkojmë drejtorisë së policisë që për gjatë muajit janar 2010 duke filluar nga data 1 janar 2010 deri në fund të shkurtit 2010 të kërkojmë nga sistemi TIMS të dhëna kur ka dalë dhe ka hyrë në Shqipëri, Nuel Kalaj, Sali Berisha e Shkëlzen Berisha. Sepse janë persona që janë cituar në emalin ku janë përmendur të tre



Mbledhjen e shkuar, Kalaj njoftoi se ndodhej në Kosovë dhe nuk mund të dëshmonte në datën e caktuar.

Balla u shpreh se ka depozituar disa emaila ku Nuel Kalaj ka komunikuar direkt per CEZ.

“Depozitoj disa emaile që ky dëshmitar i quajtur Nuel Kalaj ka komunikim me drejtues të CEZ në Shqipëri dhe Pragë. Këto emaili duhen përkthyer sepse është e rëndësishme që përkthimi të noterizohet sepse do jetë objekt referimi.
Për shkak të informacionit të vyer ne hedhim dritë mbi disa çështje kryesore. Njoftoj se emailit mbajnë data të ndryshme duke filluar nga 2008, 2009, 2010
Ky person po i shmanget hetimit dhe asnjë parti mos ta marrë në mbrojtje, por nese ka kontakt dikush duhet ti thotë të paraqitet në këtë komision.
Dëshmitari Nuel Kalaj duket të ketë lidhje shumë të fortë me qoftë me drejtues të CEZ në Shqipëri dhe Prage, por ka lidhje të fortë me drejtuesit e qeverisë së asaj kohë sepse ai në komunikimet përmend ish-kryeministrin Berisha, por edhe ministrin e Ekonomisë dhe Energjisë të asaj kohe.

Balla lexon emailin

“Mirdita Tomas! Në ankese janë përgatitur dokumentat. Ne do të përmendim kërkesat tona ndaj qeverisë sa është debia që duhet paguar tani. Do të të pres ty me Nuelin në aeroport në sallonin Vip. Me Nuelin sapo mbarova negociatat e tjera, i shpjegova në detaje se çfarë ne kërkojmë. Takimi me të birin sipas Nuelit është shtyrë për nesër pas ardhjes së PM (Kryeministrit). Mbrëmë kam shtrënguar duart me kryeministrin në takimin me investitorët. Ai tha se është i kënaqur do të takoj nesër. Çfarë duhet të presim nga kryeministri. Sipas Nuelit rezultatet në mënyrë të sigurt do të jenë pozitive dhe në 90% konkrete. Ai më siguroi se për kryeministrin po punon një komision ndërministror i cili në mënyrë të specializuar po trajton problematikën tonë. Mund tju konfirmoj se kam folur me disa anëtarë të komisionit që po merren me këtë marrëveshje. Rezultatet e tyre nuk janë akoma të mabruara dhe përfundimtare. Ai më siguroi se do përfunojnë shpejt dhe pas kësaj kohe do të ulemi sërish. Sapo negociatat do të janë gati do të ftojmë M.R (Martin Roma, drejtuesi CEZ) në Tiranë.”

Lëvizjet e Nuel Kalaj, sipas Ballës kanë rëndësi të zbardhen sepse kështu do të zbardhet dhe mënyra sesi janë bërë transfertat e shumave të mëdha me para.

“Sepse janë persona të sipërcituar në email. Kur ka hyrë në Shqipëri Nuel Kalaj, kur ka dalë nga Shqipëria sepse për datat që flasim janë datat kur Nuel Kalaj ka bërë transferta bankare. Flasim për shuma të mëdha parash, duhet të mësojmë që këto shuma kanë qëndruar në Shqipëri apo janë transferuar jashtë vendit me çanta, sepse personi e ka konfirmuar q ëi ka tërhequr këto para. Për këto data të hetohet dhe Shkëlzen Berisha, i sipërcituar në email”

Bode: Këto nuk provojnë asnjë gjë. Ju kërkoni të hidhni baltë ndaj ish-kryeministrit. Bazoheni në ca deklarata të këtij Romeo Karaj ndaj të cilave nuk ka asnjë provë.

Anëtarja e djathtë në komision, Elmazi tha se Romeo Karaj nuk është person i besueshëm pasi është arrestuar për korrupsion. Sipas saj, Romeo Karaj, ka tentuar të vrasë dy herë veten pasi vuan dhe nga çrregullimet mendore.

Ndërkohë Arben Ristani përmend një tjetër emër që sipas tij është i implikuar në historinë e CEZ.
“Ju këmbëngulni tek Nuel Kalaj, por i përfshirë është djali i eurokomisionerit Stefan Fule. Djali i Fule i përshirë në këtë aferë”.

Kurse Bode theksoi se, në këtë komision duhet të thirren për të dëshmuar jo vetëm sekseri, por edhe drejtues të kompanisë CEZ.

Akuzave të Ballës për ndryshimin e nivelit të borxhit të keq, Bode i është përgjigjur duke thënë se, sot borxhi i keq i kompanisë ka arritur në 25 për qind, kuotë shumë më e lartë kjo nga niveli i mëparshëm, që sipas Bodes nuk ishte mbi 10 për qind e jo 14 për qind sikurse tha Balla.

Duke iu përgjigjur akuzave të maxhorancës për favorizim të kompanisë CEZ në privatizimin e OSSH-se Bode tha se parametrat e këtij procesi u përcaktuan nga Banka Botërore. “Të gjitha janë të përgatitura nga ekspertiza më e mirë e BB, dhe që reflektuan standardet më të mira në privatizim. Ndaj dhe e konsideruam privatizimin më të mirë në rajon, me çmimin më të lartë”, tha ish-ministri i Financave.

Komisioni do të rimblidhet të hënën e ardhshme, ku sërish do të jetë i thirrur në seance dëgjimore Nuel Kalaj, ndërsa do të nisë puna për përgatitjen e raportit përfundimtar, që do ti paraqitet seances së Kuvendit.

VIDEO-Mbledhja e Komisionit Hetimor për CEZ
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Miratohet Buxheti i Bashkisë së Elbasanit, Opozita voton kundër! Debate mes palëve, kalon edhe paketa fiskale për vitin 2025

Miratohet Buxheti i Bashkisë së Elbasanit, Opozita voton kundër! Debate mes palëve, kalon edhe paketa fiskale për vitin 2025