Cfarë janë eurobondet?

Një nga zgjidhjet që janë propozuar për të zgjidhur krizën financiare që po godet disa vende europiane, është ajo e eurobondëve. Italia është një nga përkrahësit më të fuqishëm të planit, por të tjerë, me në krye Gjermaninë, janë kundra përdorimit të këtyre produkteve. Cfarë janë eurobondet?

Eurobond: Një obligacion kolektiv
Kriza e javëve të fundit është më tepër një krizë e besimit në tregjet dhe në qeveritë e disa vendeve, ndër të cilët Italia, Spanja, Portugalia, Iralnda dhe Greqia. Mungesa e besimit në tregje bëri që, vendet që kërkonin para borxh për financimin e borxhit publik të ngrinin rendimentin e titujve të tyre të shtetit, me një fjalë fitimin e premtuar për të ardhmen investitorëve të tyre.

Aktualisht cdo shtet garanton për vete, për mbarëvajtjen e ekonomisë së tij. Idea e eurobondeve është të lëshohen tituj shteti të garantuar nga të gjithë shtetet që bëjnë pjesë në euro, që janë 17. Titujt do të lëshohen nga një agjenci europiane për borxhin e krijuar për këtë punë, duke krijuar një treg gjigant për obligacionet.

Mbështetësi i parë i idesë ishte politikani dhe ekonomisti francez Jacques Delors, president i komisionit evropian nga viti 1985 në vitin 1995 (dhe babai i liderit të tanishëm të socialistëve francez Martin Aubry), që në fillim të viteve 90 mendoi për obligacionet europiane se një mënyrë për të financuar infrastrukturat e mëdha europiane.

Avantazhet
Midis 17 shtetet e euros, shumë bëjnë pjesë në numrin e vogël të vendeve me një klasifikim AAA, me një fjalë kanë një soliditet ekonomik të lartë dhe ofrojnë një garanci të shkëlqyer për borxhet e tyre. Midis vendeve të euros, bëhet fjalë për Holandën, Austrinë, Finlandën dhe mbi të gjitha Gjermaninë dhe Francën. Eurobondet e reja, me shumë mundësi, do të kishin një vlerësim AAA, sepse parametrat e zonës së euros në kompleks janë shumë të mirë: Raporti borxh/GDP prej 88%, raporti midis deficitit vjetor dhe GDP-së prej 4% (në SHBA janë 98% dhe 10%, ndërsa në Britaninë e Madhe 83% dhe 8,5%).

Përmasat e mëdha të tregut të eurobondeve do të bënin shumë të vështirë, në mos të pamundur, sulmet spekulative: Sasia e parasë për të influencuar në mënyrë të ndjeshme titujt do ishte e pamundur për tu akumuluar nga spekulatorët.

Sipas ideatorëve interesat e këtyre obligacioneve, domethënë fitimi i premtuar investitorëve që do të japin paratë borxh, do të ishte më i ulët se mesatarja e interesave të cdo shteti antar. Aktualisht mesatarja është rreth 4,41%. Për vendet me vështirësi do të ishte një ndihmë e mirë ekonomike, duke shpenzuar më pak për të paguar interesat.

Nga pikëpamja politike bashkimi dhe solidariteti i vendeve europiane do të dilte e forcuar nga lidhja e re midis politikave ekonomike të shteteve.

Nuk është një cudi që vendet që kërkojnë më me forcë përdorimin e eurobondeve janë ata më të goditurit nga kriza e tregjeve, në radhë të parë Italia, por edhe Spanja, Greqia dhe Portugalia. Edhe Luksemburgu, pavarësisht nga klasifikimit i tij AAA, e mbështet iniciativën ashtu si edhe komisari evropian i punëve ekonomike dhe monetare, Olli Rehn.

Disavantazhet
Ana e keqe e medaljes është se vendet e tjera duhet të paguajnë më tepër: Në radhë të parë Gjermania, e cila sipas disa studimeve do të paguaj 33 miliard euro më tepër në vit, për të paguar interesat e një obligacioni hipotetik me 4.4%. Kryeministrja gjermane Angela Merkel është kundra propozimit, bashkë me Francën dhe vendet e tjera me klasifikim AAA. Opinioni publik gjerman, i djegur nga eksperienca e bashkimit të kushtueshëm me Gjermaninë e lindjes, është kundra idesë që të paguaj pa aftësinë e mbajtjes së ekonomisë në rregull të vendeve të tjera.

Me eurobondet, sipas kritikëve, mungon një incentiv për tu “sjellë mirë” për vendet më pak të ndershëm, duke qenë se shtetet, jo në kompleks, kanë më pak përgjegjësi. Ata që propozojnë eurobondet, japin idenë se mund të hiqet mënjan një pjesë e borxhit për tu financuar me titujt normal të vetë shtetit, si ndodh tani. Pragu mund të jetë 60 përqindëshi i tanishëm i GDP-së, sipas marëveshjes së Maastricht. Nëse një shtet do të kërkonte të merrte borxh ndërmjet eurobondeve, nuk do të mund të futej në borxh mbi atë prag dhe do duhej të ofronte titujt e shtetit.

Një sqarim
Termi eurobond ka qenë i pranishëm në ekonomi me një kuptim tjetër: Një mjet financiar i përhapur në fillim të viteve 60 dhe i përbërë nga një obligacion i lëshuar në një vend të caktuar, por me valutën e një vendi tjetër. Londra është një nga qendrat kryesore të tregut të këtyre eurobondeve, që ndryshojnë emër sipas valutës në të cilën lëshohen: Euroyen, Eurodollar, etj.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS