Çfarë do të ndodhë më tej me të korruptuarit e revoltuar të Shqipërisë?
Protesta e djeshme e opozitës
Do të vazhdojnë të ushqejnë shpresën e destabilizimit të Shqipërisë?
Dje hordhitë Berisha dështuan, edhe pse me një polici pothuajse inekzistente. Kurse kryeministri la kryeqytetin dhe shkoi në Vlorë. Turp për të. E gjithë shfaqja e djeshme ishte ky gjykim: korrupsioni kundër korrupsionit.
l.Të revoltuarit që thyen xhamat e ndërtesës së kryeministrisë, ishin injorantë të paguar e asgjë më. Por edhe pse të tillë, nuk arritën të krijonin revoltë popullore.
Plani qesharak i Saliut ishte: një revoltë e dhunshme me individë të blerë që duhej të sillte një ndezje të përgjithshme popullore. Por fitoi një hiç të madh. Vajti të pushtonte një ndërtesë të boshatisur se e mendonte si kështjellë për të marrë Shqipërinë. Dhe dështoi. Njëlloj si Donkishoti me mullinjtë e erës. Ky ishte diskreditimi i marrëzisë Berisha, që nga halli i frikës antikorrupsion kërkoi të digjte Tiranën e mandej Shqipërinë. Asgjë.
ll.Po Rama, kryeministri pa zyrë i Shqipërisë, ku ishte? Asgjëkundi. Ishte i fshehur në Vlorë, sepse kryeqytetin ia kishte lënë në dorë hordhive të Saliut, me një ministër të Brendshëm inekzistent, dhe me një polici inaktive. Por edhe me një plan mbrojtës të kryeministrisë që kuptohej se ia kishte bërë FBI pa e pyetur fare kryeministrin endacak të Shqipërisë.
Turp. Këta vjedhës duhet të mos i shohë më shoqëria shqiptare. Po socialistët?
Ata janë mazhorancë. Nëse ende nuk binden që Rama do destabilizimin e Shqipërisë, nuk janë fare këtu. Ndërrimi i këtij kryeministri në fakt i heq korrupsionit bilateral çdo kartë. Por a do ta bëjnë dot socialistët duke vendosur një kryeministër të pakorruptuar?
Të shohim.
Duhet të shohim edhe një gjë: a do t'i arrestojnë keqbërësit e paguar të Saliut?
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4147
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Non-grata e Berishës e pakthyeshme', Ngjela: Shpresa te Trump, e kotë! Kërkon të mbaj përkrahësit e tij! Kur erdhi në '92 shkatërroi vendin me urdhër të Beogradit
17 Dhjetor, 17:31
-
'SPAK e drejtojnë amerikanët, opozita e trembur', Ngjela: Në '92 pushtetin e mori 'Anti-Shqiptaria'! Mosbindja civile është injorancë
9 Dhjetor, 19:29
-
Spartak Ngjela: Skizoidi Berisha, në gjurmët e Enver Hoxhës
6 Dhjetor, 21:42
-
Spartak Ngjela: Pse Maqedonia e Veriut është trembur nga shqiptarët?
2 Dhjetor, 19:59
-
Debati për Luftën/ Historiani Kasmi: Sipas burimeve të mia, janë 11 mijë dëshmorë! Ngjela: Ballistët nuk ishin tradhtarë, menduan se gjermani do fitonte luftën
2 Dhjetor, 19:57
-
Operacioni i SPAK në Elbasan, Ngjela në Report Tv: SPAK në veprim, kriminaliteti i rritur te moshat e vogla! Berisha me regjim burgu, s’ka njerëz për të bërë revolucion
25 Nëntor, 19:01
-
Ngjela për Report Tv: Rama e ka të sigurt mandatin e katërt! PD s’ka vota pa ikur Berisha, është non grata
18 Nëntor, 21:09
-
Berisha dhe Meta në burg, Ngjela në Report Tv: Shanset që Trump 't’u heq dënimin' janë zero! Opozita nuk vjen dot në pushtet, duhet lidership i ri
11 Nëntor, 18:16
-
'Vorio-Epiri injorancë anti-shqiptare', Ngjela në 'Studio Live': Rama shkoi në Selanik t'u tregojë se jemi të fortë
4 Nëntor, 20:06
-
Spartak Ngjela: Edi Rama kaloi në një stad patriotik, të cilin nuk e ka pasur deri tani
4 Nëntor, 11:46
-
Meta në burg, Ngjela për Report Tv: SPAK po godet në nivelet e larta! Shqiptarët s'e duan korrupsionin, s'pati revolta për arrestimin e dy liderëve të opozitës
28 Tetor, 18:28
-
'SPAK nuk gabon', Ngjela për arrestimin e Metës: S' e priste! Kur të gjithë të thonë hajdut, je i tillë! Po pastrohet krimi shtetëror
22 Tetor, 19:42
Pse nuk shkojnë te lajnë hesapet me Greket Ata kanë kryer krime dhe kanë pervetsue territorin?
PërgjigjuNgele i semure patologjik kunder Rames,o injorant skishte fare plan FBI por thjeshte manaxhim nga Garda dhe policia.
PërgjigjuTAKU...LERENI SHPIFJET KUNDER KM RAMA SE NUK TE BERI MINISTER.MERRUNI ME SALIN QE E DO KUSH ESHTE.RAMA NUK KA DOSJE TE HAPURA POR SHPIFJE TE STISURA NGA SALIZMI VRASTAR.
Përgjigjurrespekte per zotin avokat,ngjela eshte njeri qe e njeh shume mire ligjin,une jam nje njeri i thjeshte qe jetoj ne australi ,vetem me vota te nderrohet qeveria,jo me djegje dhe shkaterrim,turp i botes kur i shikon.
PërgjigjuBRAVO te madhe avokat. 100% e sakte...
Përgjigju