Festimet për Vitin e Ri zbehen nga pandemia për të dytin vit radhazi

Festimet për Vitin e Ri zbehen nga pandemia për të dytin vit radhazi

Foto ilustruese

Koronavirusi ka zbehur dhe anuluar në disa vende festimet e Vitit të Ri për shkak të rritjes së infektimeve. Zelanda e Re ishte ndër vendet e para që priti Vitin e Ri me një shfaqje dritash në kryeqytetin Aukland, por shumë më të vogël se në të kaluarën.

Australia nuk i anuloi planet për festimet para Operas së famshme të Sidneit, pavarësisht shtimit të infektimeve. Në dukje, më pak njerëz po festonin krahasuar me periudhën para pandemisë, kur në qendër të Sidneit dilnin deri në 1 milionë vetë.

Në Korenë e Jugut, ceremonia e Vitit të Ri u anulua për të dytin vit radhazi. Me përjashtim të dy viteve të fundit, ceremonia ku mblidhen dhjetra mijëra vetë, nuk ishte anuluar asnjëherë, që nga viti 1953, kur filloi të organizohej.

Në Indonezi shumica e banorëve e kaluan vitin e ri në shtëpi, pasi qeveria ndaloi festimet. Në Xhakartë fishekzjarret dhe grumbullimet gjithashtu u ndaluan, ndërsa restorantet punojnë me orar të kufizuar.

Ndërsa në Vatikan, Papa anuloi daljen e tij tradicionale për natën e vitit të ri tek sheshi i Shën Pjetrit.

Në qytetet kryesore të Italisë janë anuluar koncertet jashtë të 31 dhjetorit, ndërsa vendi ndeshet me një shtim të madh rastesh. Napoli anuloi shfaqjen e fishekzjarreve për të parandaluar banorët që të mblidhen në rrugët e qytetit./VOA/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë