Çfarë e lidh Ilir Shtufin me Shkëlzen Berishën? Disa pyetje që Sali Berisha s'iu përgjigjet dot

Çfarë e lidh Ilir Shtufin me Shkëlzen Berishën? Disa pyetje që Sali Berisha s'iu përgjigjet dot

Sali Berisha

Përgjigjet e disa pyetjeve mund të shmangin gjykimet dhe paragjykimet për përfshirjen e interesave të opozitës tek kulla pas TOB.

1. Leja për kullën është dhënë në mars të këtij viti. Si ka mundësi që Belind Këlliçi nuk e përmendi asnjëherë ndërtimin e saj gjatë fushatës dhe qëllimisht dje e ngatërroi me një kullë tjetër? Si mund ta humbte Këlliçi mundësinë e përdorimit politik faktin e ndërtimit të kullës më të lartë në Ballkan mbi një lulishte? Shtyrja e nisjes së punimeve nga marsi në gusht nuk duket kaq e rastësishme kur merr parasysh zhvillimin e zgjedhjeve lokale.

2. Opozita ndër vite ka denoncuar ndërtimin e çdo kulle dhe interesave të oligarkëve të Ramës. Pse hesht këtë herë dhe vajton lulishten pa përmendur ndërtimin e kullës? Çfarë ka të veçantë kjo kullë që nuk meriton vëmendjen e opozitës?

3. Pse nuk reagoi për këtë ndërtim asnjë deputet i foltores ndërsa sot janë vënë në radhë për të shpërndarë statusin e Shkëlzen Berishës?

4. Zhvilluesi i këtij projekti është kompania NOVA me pronar Ilir Shtufin. Një nga përfituesit më të mëdhenj të tenderave të rindërtimit dhe parqeve fotovoltaike. Me një buxhet modest në QKR ai do ndërtojë një kullë 60 katëshe. Pse nuk kërkon opozita hetim nga SPAK për paratë që pastrohen në kullën e radhës në Tiranë? Siç ka bërë për inceneratorët.

5. Çfarë e lidh Ilir Shtufin me Shkëlzen Berishën?

6. Qëndrimi i zotit Sali Berisha në konferencë për shtyp ishte i ngjashëm me atë të zotit Shkëlzen Berisha, në të cilën e sfidoi Ramën që ta anulonte lejen. A do jetë ky në vazhdimësi qëndrimi që do mbajë opozita për çdo kullë që do ndërtohet në Tiranë?

Opozita t’i japë përgjigje këtyre e të tjerave që fshihen pas “investitorëve” të betonit dhe shtufit. Përndryshe tymnaja e “heqjes se vëmendjes nga inceneratorët” është thjesht alibi për të fshehur gjurmët nga kulla e interesave qeveri-opozitë. Nëse Rama të josh e të fut në kurth me leje ndërtimi e favore të tjera, morali për të bërë opozitë është varrosur me baltën që mbushi gropën e famshme të Ajdin Sejdisë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nasi: 08/08/2023 22:04

    Vertet per te qeshur dhe qare se si degjeneron tellalli propogandistik i regjimit ramist. Sot qenkan te gjithe me vike sjellje jo te kritikojne organin kompetent te veshur me diskrecion ekzekutiv aprovues por, yhyyyy, Berishen meqe ndertuesit jane afer tij. Madje edhe shoqen e shoqes Kim e kane cuar prej amerike...

    Përgjigju
  • flori: 08/08/2023 17:50

    shyqyr qe e more vesh ,,qe te dy palet nuk mendojne per shqiperine ,,por per xhepin e tyre..dhe per te shkatarruar tiranen tone...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore