Në një intervistë që ka pasur më herët, Xheraldo Gjergji pjesë e grupit të punës për legalizimin e kultivimit të kanabisit mjekësor ka përkufizuar se çfarë është ky lloj i kanabisit.
"Nga ana ligjore është ai kanabis që në mënyrën se si rritet kalon në procese laboratorike dhe përdoret dhe shitet në farmaci, jo në markete, apo rrugë. Merret me recetën e mjekut, nuk do jetë në farmacitë shqiptare, por produkti shqiptar do jetë në farmacitë botërore. Bëhet fjalë për një treg 55 miliardë dollarë, se i janë gjetur benefite mjekësore të kanabisi. Një ndër sëmundjet që kanabisi e mban në kontroll është epilepsia. Një fëmijë kishte kriza epileptike 3-4 herë në ditë dhe aktualisht në Amerikë janë disa brende, që përdor CBD përbërës në kanabis mjekësor", ka thënë me herët Gjergji.
![]()
Kanabisi mjekësor vlerën më të madhe të përfitimit ekonomik e ka kur kthehet në vaj, pasi përdoret për trajtimin e sëmundjeve të ndryshme. Sipas specialistëve nga një litër vaj kanabisi fitohen deri në 95 mijë euro. Të shumtë janë mjekët evropianë, të cilët në recetat e tyre në vendet që e lejojnë japin preparate me përbërje kanabisi. Duhet thënë se disa nga efektet e bimës kur përdoret nga pacienti janë: lehtësimi i dhimbjeve kronike; përmirëson kapacitetin mushkërive; ndihmon në uljen e peshës; rregullon dhe ndalon diabetin; lufton kancerin, ndihmon në trajtimin depresionit; ka pasur rezultatet të mira te autikët; përdoret të pacientët me epilepsi; rregullon kockat; është trajtim për glaukomën; lufton stresin; ngadalëson sëmundjen e Alzheimerit (humbja e kujtesës); ndihmon personat me probleme me alkoolin dhe ata që kanë probleme me stomakun.
Lajmi kryesor:
Mbi 380 mijë shqiptarë pro, Rama: Qytetarët folën! Shumë shpejt do të legalizojmë kultivimin e kanabisit mjekësor! Hapen vende të reja pune dhe rritet ekonomia
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)