Çfarë është koronavirusi?! Përgjigjet SURPRIZUESE të fëmijëve shqiptarë (VIDEO)

TIRANË - Çfarë është koronavirusi?! Nxënësit e fillores janë përgjigje suprizuese në një vëzhgim që gazetarja e Report Tv, Doris Sallaku bëri në shkollën "Fan Noli" në Tiranë. Gjatë në ore mësiore edukative për nxënësit për informacionet bazike rreth koronavirusit, fëmijët kanë dhënë përgjigjet e tyre, ndërsa në orët mësimore kanë marrë edhe këshillat bazike për ruajtjen e higjienës personale, një nga masat më të rëndësishme për parandalimin e infektimit nga COVID-19.

Fëmijët thonë se nuk janë të frikësuar, pasi siç ata shprehen nëse respekton rregullat e higjienës je i mbrojtur. Ndërkohë theksojnë faktin që më të rrezikuarit janë moshat e treta dhe jo fëmijët.

Mësuesja Ëngjellushe Mesi tha se në shkollë janë marrë masat higjeno-sanitare, ndërkohë që mungesat në këtë periudhë kane qenë normale.

1583235755_koranavirusoi.jpg

Edhe pse deri më tani fatmirësisht nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirusin e ri në vendin tonë, ministrja e Shëndetësisë ka nxjerrë urdhrin që në të gjitha institucionet arsimore të shtohen masat higjieno-sanitare.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gramos: 03/03/2020 13:58

    Se ka kompetencë, është përcaktuar qartë në Kushtetute, tre janë rastet.

    Përgjigju
    • aldo: 03/03/2020 15:38

      ai djali që thot që koronavirusi është perhapur ne kine per të ulur popullsin e kines meriton 10 me ⭐️

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)