U përdhunua në grup në Vlorë, dalin dëshmitë e autorëve! I dashuri i 26-vjeçares mbron shokët

26 vjeçarja, që u gjet pa ndjenja mëngjesin e 21 tetorit, pasojë e një sulmi masiv seksual, pas disa ditë trajtimi në spital, aktualisht në seksion rehabilitimi në Tiranë,  në 20 tetor, nga fshati i saj i largët, shkoi në punë si zakonisht. Bënte banakeren në Vlorë, një mundësi për të ndihmuar edhe prindërit e papunë. Në mbrëmje u takua me të dashurin e Oltjon Tahiri, tashmë i arrestuar. Bashkë me të, sipas dëshmisë së saj, e vlerësuar ende e paqartë, për shkak të gjendjes së rëndë psikologjike, në lokal, në zonën e Zvernecit, ndodhej edhe Gentjan Mhemeti 32 vjeç në kërkim, kurse më pas iu bashkua një i ri tjetër, Albi Ceno, edhe ky i arrestuar, me të cilin e reja thotë se njihej prej vitesh. 

“Nuk mbaj mend sa alkool dhe drogë kam konsumuar, as se si kam ikur nga lokali e si kam përfunduar në hotel dhe në spital”, ishte dëshmia e saj e parë.

Por hetuesit, bazuar edhe dëshmitë ndonëse kontradiktore të të gjithë palëve, dëshmi që Report Tv i ka siguruar, ka ndërtuar atë çfarë ndodhi atë natë. Dy të arrestuarit dhe i shpalluri në kërkim akuzohen për “Marrëdhënia seksuale me dhunë me të rritura” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”. 

Oltjon Tahiri ndryshe nga vajza, thotë se në lokal nuk ka qenë Gentjan Mehmeti, por një tjetër person i quajtur Vilo, dhe që sipas policisë është Vilion Kapaj, i shpallur në kërkim. Vilo ka siguruar kokainën kurse vajza kishte me vete hashash në formë cigareje që ia dha dhe atyre.

“Pasi bëra marrëdhënie seksuale me vajzën në lokal, ajo u largua me Albi Cenon dhe vetë qendrova në lokal Vilo. Pak më vonë më ka telefonuar Albi, i cili ishte me Gentjan Mehmetin, dhe më tha se vajza nuk ndihej mirë dhe kishte vjell tek makina e tij. Albi më tha se do të shkonin në hotel te dhoma 201. U ngrita nga tavolina dhe u takova me të tre (Albin, Gentianin dhe vajzën). Gentiani më priti te hyrja e hotelit. Kur u ngjitëm te dhoma Albi ishte i ulur tek kolltuku ndërsa vajza e shtrirë në krevat, sillej çuditshëm dhe bënte veprime të pavetëdijshme”.

Ndryshe nga vajza që dëshmoi se Gentjani ishte në tavolinë në Zvernec, Tahiri emrin e shokut të tij e nxjerr per herë të parë në hotel.

“E ngacmuam të tre, bëmë seks të tre n(...) Më pas u larguam nga dhoma. Të parët Albi me Gentin, në fund unë”, thotë Oltjon Tahiri.

Në dëshminë e tij, Albi Ceno mohon që kishte njohje me vajzën por thjesht ishte ftuar për një gotë verë nga Tahiri

“Rreth orës 02.00 të mëngjesit shkova  në Zvërnec, gjeta Oltjanin, një vajzë dhe një djalë të cilët nuk i njihja. Kur dola nga lokali më erdhi nga mbrapa vajza e cila më tha se nuk ndihej mirë dhe kërkoi ta çoja diku që të flinte, dhe u fut në makinë pa më pyetur. Duke parë gjendjen e saj telefonova shokun tim Gentjano Mehmetin për ta çuar në hotel. Shkova t’i marr te bari i hotelit Lemon Soda, Gentjani shoqëroi vajzën në dhomë, dhe kur u ngjita diskutova se çfarë do bëjmë, ta çonim në spital ose jo pasi gjendja e saj nuk dukej e mirë. Kam telefonuar dhe Oltjonin që të vinte, dhe në momentin që ka ardhur, ai më kërkoi llogari pse e kam lënë vetëm një vajzë që nuk e njihja dhe u largova së bashku me Gentjanin”.

Albi Ceno, ndryshe nga i arrestuari tjetër Oltjon Tahiri mohon që ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën “E ndihmova të bëj dush. Vajza më vonë u shtri në krevat (...) ishte në gjendje shumë të dehur. Në dhomë qëndrova me vajzën dhe Gentianin përreth 40 minuta. Kur erdhi Oltjoni u larguam, dhe i lamë të dy bashkë, pasi vajza ishte e njohura e tij”.

Në dosje, referuar pamjeve të kamerave të hotelit, vajza në gjendje të rëndë dhe jo koshiente ndihmohet për tu futur brenda Gentjano Mehmeti . në një tjetër pamje shfaqet  Albi Ceno duke bërë pagesën e dhomës së hotelit. Pra, thuhet në dosje, ka pamje, ku të tre Oltjon Tahiri Albi Ceno dhe Gentjano Mehmeti futen në hotel dhe më vonë largohen pa vajzën

Si ndodhi ngjarja?
shtunën e 21 tetorit, 26-vjeçarja nga Vlora u gjet në gjendje të rëndë pa ndjenja në Rrugën Transballkanike në Vlorë, pranë një hoteli. Ka shumë paqartësi për atë që mund të ketë ndodhur. Ajo që dihet është se një qytetar që e pa thuajse pa ndjenja, lajmëroi ambulancën e më pas policia nisi hetimet. Të akuzuarit dyshohet se i kanë dhënë vajzës të konsumojë pa dijeninë e saj, lëndë narkotike në një lokal dhe më pas, në gjendje të pavetëdijshme, dyshohet ta kenë ngjitur në dhomën e një hoteli, ku mendohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë. Vajza dyshohet të ketë pasur lidhje intime me njërin nga të dyshuarit, por siç mësohet nga dëshmia e saj dhënë në polici, nuk ka pasur dijeni se i dashuri ishte i martuar dhe do i sillte në tavolinën ku dolën për të pirë një gotë, edhe persona të tjerë.

1698314510_oltjantahirialbiceno.jpg

 

Albi Ceno dhe Oltjan Tahiri

M.Q./xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Grushti: 29/10/2023 05:26

    E keta ndyresira meshkuj plus burgut u duhen prer hallatet e ti hane me fasule, te shohim si do perdhunojne pastaj

    Përgjigju
  • Iris: 28/10/2023 00:44

    Maskarenj! Ju jeni perdhunues,drogaxhinj, mashtrues dhe idiote njekohesisht! Bill Cosby perdori te njejtat metoda e te njejtat alibi e justifikime si ju.Vetem nje teknalitet e shpetoi nga ngordhja ne burg.Por juve do te hani burgun,i vetmi fat qe keni, eshte qe ligji shqiptar nuk eshte aq i rende.Dhe per median nje mesazh-mos ua mbuloni syte,se neser kur te livadhisin prape ne liri,do t'i kthehen zakonit duke rrezikuar ndonje vajze tjeter.Jepuani pa censure /the mugshots/ qe shoqeria te kete kujdes!

    Përgjigju
  • Artini: 27/10/2023 10:49

    Eh keq me vjen por mos ndiqni kta biznesleshat e martum se kshu e peson. Mos u beni pjese te llumit per i dreke apo dhurate. Edhe ju meshkuj plera, ska mo cuna shqiperia. Ptuu po ju vlonjatet car skeni bo ne 97, nxoret me prostitucion kushurinj e motra derra mbetet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë