Çfarë ndodh brenda një avioni në Dubai, rrëfimet e pilotes shqiptare

Në një intervistë në ‘’ Rreze Dielli’’ ishte e ftuar një vajzë me një histori të veçantë dhe shumë frymëzuese, Xhesina Xhika e cila nga Elbasani sot jeton në Dubai dhe për më tepër ka vendosur të zgjedh një profesion shumë të vecantë e aspak femëror sic është pilotimi.

‘’ Jetoj në Dubai prej katër vitesh për momenti po e vazhdoj trajnimin në athinë dhe për momentin do të jem këtu për tre muajt e ardhshëm, më pas duhet të shkoj sërish në Dubai se është edhe puna por që po e përdor pak këtë kohë për të vazhduar trajnimin. Në Dubai jetoj prej katër vitesh tashmë dhe jam duke punuar si stjuardesë prej dy vitesh e gjysmë në një kompani ajrore që quhet ‘’ FlyDubai’’ dhe normalisht jeta dhe puna janë atje , thjesht për shkak të situatës së Koronavirusit, që jemi pak më të lirë në punë e kam përdorur këtë kohë për të dhënë më shumë tek trajnimi im dhe për të vazhduar më tej.

Të jesh stjuardese nuk është aspak punë e thjeshtë, ashtu sic shumica imagjinojnë, vetëm duke fluturuar në vende të ndryshme të botës, pasi ata duhet të ndeshen me njerëz të ndryshëm dhe probleme të ndryshme. Xhesina Xhika thotë se ka ka pasur vështirësi me njërëz të cilat kanë pasur probleme shëndetsore dhe kur përballesh përherë të parë, është mjaft e vështirë:

‘’ Ka situate të ndryshme, ka pasagjerë që janë të dehur që është pak më e vështirë për tu përballur me ata..

Kanë ardhur pasagjerë të dehur të udhëtojnë në avion?

‘’ Po ka raste, normalisht kur ne e shohim dicka të tillë, mundohemi që mos ta lejojmë që të vazhdojnë udhëtimin ose dicka nëqoftëse është gjendje pak më e rëndë por që normalisht kur ke shumë veta në avion, është pak e vështirë, ti shikosh të gjithë dhe ti vësh re të gjitha por ka edhe njerëz që pijnë gjatë udhëtimit dhe jo të gjithë kanë kaq nivel që ta përmbajnë alkoolin në sjelljen e tyre dhe në gjuhën e tyre…’’ u shpreh ajo.

Ndërsa për të gjithë ju që nuk I dini, Xhesina Xhika pilotja shqiptare, shpjegoi disa rregulla të cuditshme që duhet të ndjekin pilotët:

A është e vërtetë që piloti nuk duhet të ketë pirsa ose mjekërr në rastin e meshkujve?

‘’ Disa kompani ajrore e përdorin këtë por jo të gjitha dhe kjo lidhet me faktin se nëse ka mungesë ajri në avion  ose një emergjenc ose dicka të tillë, pilotët kanë një lloj maske pak të madhe si ta themi që përfshin të gjithë fytyrën e tyre, kjo puna e mjekrrës është për shkak të kësaj maske sepse pengon rrjedhën e ajrit ose dicka të tillë’’ tha jo.

Po pirsin përse nuk e lejojnë?

‘’ Shumica e kompanive ajrore nuk lejojnë që të kesh tatuazh ose pirsin që të jenë të dukshme mbi uniformën sepse nuk është etike. kjo është mënyra estetike. edhe në kompaninë ku unë punoj nuk lejohen, nëqoftese ke tatuazh, pirsing në pjesët që janë të dallueshme nga uniforma.

Ushqimi që ha kapiteni, nuk duhet ta hajë piloti tjetër ose pjesa tjetër e stafit ?

Po, por është midis dy pilotëve jo me të gjtihë stafin. Nëse piloti merr një lloj ushqimi, oficeri parë nuk mund të haj të njëjtin ushqim, dhe kjo lidhet me faktin se nëse hanë të njëjtin ushqim dhe nëqoftëse ka dicka që nuk shkon me ushqimin të mos ketë shanse që të dy të helmohen’’ tha Xhesina.

Pilotët nuk mund të dëgjojnë muzikë?

‘’ Nuk jam e sigurtë nëse lejohet apo jo por që e shof librat shof që kanë telefona normalisht udhëtimet shumë shumë të gjata ku cdo gjë shkon në rregull bëhet edhe një pushim I vogël’’ tha ajo.

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja