FIRENZE, Itali - Fiorentina dhe Juventusi barazuan të shtunën 1-1 për raundin e 12-të të Serie A. Sfida e luajtur në "Artemio Franchi" nuk rezervoi anjë minutë për yllin shqiptar të 'Zonjës së Vjetër', Edon Zhegrova.
Sulmuesi nga Kosova nuk luajti asnjë minutë, duke shkaktuar reagime të shumta. Sipas gazetarit italian Dario Pellegrini, Zhegrova u qortua nga trajneri Luciano Spalletti para fillimit të ndeshjes.
Arsyeja, sipas raportimeve, ishte se sulmuesi ishte irrituar nga thirrjet e tifozëve gjatë nxehmjes dhe iu përgjigj atyre me një gjest që nuk i pëlqeu trajnerit Spalletti. Ky veprim bëri që trajneri ta qortonte Zhegrovën, duke e lënë atë jashtë formacionit për këtë takim. Mbi të gjitha, sulmuesi nuk u aktivizua as nga stoli.
Siparietto a bordo campo:#Zeghrova esasperato dagli insulti sugli spalti mentre si sta riscaldando risponde alle provocazioni.#Spallettj lo gela con un richiamo. #Juventus
— Dario Pellegrini (@dariopelle3) November 22, 2025
Komente









Kta lojtar myslimane kosovare nuk jan per evrope,kta duhet me lujt ne vendet arabe.
PërgjigjuLojtar mesatar Asllani shume me mire
Përgjigju