Çfarë po ndodh me vaksinën për COVID-19? SHBA marrëveshje me dy kompani, BE grumbullon 7.4 miliardë euro (VIDEO)

E gjithë bota është vënë në lëvizje për të krijuar vaksinën që do ti bëj ballë infekionit nga koronavirusi.

Në garën për një vaksinë për t'i dhënë fund pandemisë globale COVID-19, tetë pretendentë po kryejnë testime njerëzore në klinika në Shtetet e Bashkuara, Kinë, Britani, Itali dhe Gjermani dhe janë përpara pjesës tjetër të 94 konkurrentëve të tjerë që janë në faza të ndryshme të zhvillimit.

Administrata Trump po bën presion që deri në fund të vitit të ketë në dispozicion qindra miliona doza të vaksinës.

Kandidatët pretendentë po punojnë me teknika të ndryshme, duke filluar nga ato klasike: nxitja e sistemit imunitar të pacientit për t'iu përgjigjur virusit duke injektuar një version të vrarë të tij, kurse të tjerë me teknikat e virusit të vrarë apo jo aktivë

Ekspertët janë të shqetësuar se afati jashtëzakonisht i ngjeshur nuk do të lejojë kohë për përgjigje përfundimtare nëse një vaksinë është e sigurt dhe e efektshme.

Zhvillimi i një vaksine normalisht zgjat rreth 20 muaj. Zakonisht testohet fillimisht në dhjetëra mijëra njerëz përpara se të miratohet për një shpërndarje më të gjerë.

Meqenëse shpejtësia është me rëndësi të madhe, prodhuesit duhet të rrisin prodhimin përpara se të dinë nëse vaksina e tyre funksionon.

Qeveria amerikane ka nënshkruar marrëveshje me dy kompani vaksinash që arrijnë në gati 1 miliard dollarë e që përfshinë rritjen e prodhimit.

Dje, në fund të maratonës për mbledhjen e fondeve për të financuar krijimin e vaksinës nën moton "Bota kundër Covid 19", një plan bashkëpunimi global i inicuar nga Komisioni i BE-së, nga Italia, Franca, Gjermania dhe Norvegjia së bashku me Këshillin Europian, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen deklaroi se "Në vetëm disa orë, u arrit të mblidheshin 7.4 miliardë euro për vaksinat, diagnostikimin dhe terapinë e koronavirusit".
Ajo tha gjithashtu se ekzekutivi i BE-së do të mobilizojë një miliardë euro, Franca dhe Gjermania respektivisht 500 dhe 525 milionë euro ndërsa edhe Italia do bëj pjesën e vet me 140 milionë kurse Spanja 120 milionë.

Rreth iniciativës u grumbulluan rreth dyzet qeveri, njëzet organizata, filantropë, sipërmarrës, të famshëm si këngëtarja Madonna që premtoi një miliard dollarë si dhe shumë donatorë privatë.

Por maratona e dhurimit u braktis nga Uashingtoni, duke pasur parasysh armiqësinë e hapur të Donald Trump ndaj Organizatës Botërore të Shëndetit dhe teksa SHBA janë duke punuar vetëm për të krijuar vaksinën që sipas Trump do të jetë gati në fund të vitit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Politikanët shqiptarë që provuan burgun, arrestimin dhe prangat!

Politikanët shqiptarë që provuan burgun, arrestimin dhe prangat!