TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji në studion e Report Tv ka bërë një deklaratë të fortë, sipas së cilit kjo qeveri duhet të largohet me forcë. Në emisionin  '5 pyetjet nga Babaramo' në Report Tv, Salianji tha se Rama është shndërruar në një "monark" që ka kapërcyer krejtësisht ligjin, e për këtë arsye duhet që të rrëzohet me çdo lloj mjeti, që njeh manuali politik apo i mosbindjeve civile. 

"Pa diskutim pushteti nuk merret me forcë, por po e padiskutueshme është  që qeveritë rrëzohen më forcë, me forcën e popullit të bashkuar. Populli që të ka emëruar, kur nuk përfaqëson interesat e tij, të largon. Jo një herë katër vjet, por mandatet e keni parë që ndërpriten edhe me forcë. Por largimi i qeverisë nga populli bëhet edhe nëpërmjet forcës dhe unë mendoj që jemi padyshim në këto kushte. Që qeveria duhet të largohet me çdo mjet, me forcën e popullit të bashkuar. Unë po them në kuptim që e njeh të gjithë manuali politik apo i mosbindjes civileve, nuk po them që duhet të marrim armët dhe as nuk duhet shkuar përtej limiteve", tha Salianji. 

Duke u ndalur te takimi i nesërm në Presidencë, ish-deputeti tha se Meta duhet të ketë propozime konkrete për zgjidhjen e ngërçit Kushtetues, teksa vuri theksin se kreu i shtetit duhet ta kishte shpërndarë parlamentin me kohë dhe të mbetej vetëm në kuadrin e deklaratave politike

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:18
Shpërndarja e parlamentit nga Meta/ Salianji: Duhet ta kishte bërë me kohë, është i vonuar

Për ish-deputetin e Partisë Demokratike, presidenti Ilir Meta duhet ta kishte shpërndarë parlamentin para shumë kohësh. Përballë gazetarit Ilir Babaramo, Salianji tha se ky parlament nuk përfaqëson më popullin.

"Nuk përfaqëson interesat e qytetarëve. Është i vonuar për ta kryer si akt. Meta duhet ta kishte shpërndarë me kohë parlamentin", tha Salianji.

Ora 21:17
Ftesa e Presidentit për zgjidhjen e ngërçit Kushtetues/ Salianji: Nesër Meta duhet të vijë me propozime konkrete

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji tha se nga takimi i nesërm me presidentit Meta duhet të ketë propozime nga ana e këtij të fundit se si mund të arrihet në zgjidhjen e ngërçit për Gjykatën Kushtetuese.

"Duhet të ketë propozime konkrete nga ana e presidentit që ka thirrur tryezën. Nuk na takon ne të flasim. Ne do japim zgjidhje për krizën politike që ka përfshirë vendin", tha Salianji.

Ora 21:15
Salianji: Duhet të largojmë qeverinë me forcë...me çdo mjet

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Saliani ka bërë një deklaratë të fortë në studion e Report Tv në emisionin '5 pyetje nga Babaramo'. Ai ka deklaruar se vendi është në kushtet që kjo qeveri duhet të largohet me forcë, me atë që ai quan 'forca e popullit të bashkuar'.

"Pa diskutim pushteti nuk merret me forcë, por po e padiskutueshme është  që qeveritë rrëzohen më forcë, me forcën e popullit të bashkuar. Populli që të ka emëruar, kur nuk përfaqëson interesat e tij, të largon. Jo një herë katër vjet, por mandatet e keni parë që ndërpriten edhe me forcë. Por largimi i qeverisë nga populli bëhet edhe nëpërmjet forcës dhe unë mendoj që jemi padyshim në këto kushte. Që qeveria duhet të largohet me çdo mjet, me forcën e popullit të bashkuar", tha Salianji.