Balliu i sapodalë nga qelia bllokon sërish rrugën: Nuk ka burg që na ndal

Menjëherë pas lirimit nga qelia ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu ka shkuar në zonën e Astirit në mbështetje të banorëve të Unazës së Re që kanë vijuar si çdo natë protestën e tyre duke bllokuar qarkullimin në këtë zonë.

Kujtojmë se arrestimi i Balliut u bë pikërisht se bllokoi rrugën tek Unaza e Re dy ditë më parë, por kjo mesa duket nuk e ka penguar atë që të bllokoj sërish rrugën. Në fjalën e tij nga Astiri, Balliu ka thënë se nuk ka burg që e ndalon.

 “Jam këtu sot për të ju garantuar, se për ju, jo dy ditë, por edhe 2 mijë ditë burg janë pak për kauzën tuaj. Edi Rama bashkë me pinjollët e tij të Rilindjes, si Revani Jaupi, që së shpejti do të bëhet hallvë, ky drejtori I Saimir Tahirit, atij të cilit kanabizoi vendin, janë në ditët e tyre të fundit. Është pikërisht kjo arsyeja se pse tani janë më të dhunshëm me qytetarët e lirë të këtij vendi.  Por të jenë të garantuar, se nuk ka burg që nan dal. Nuk frikësohemi ne me shoqërime, nuk frikësohemi me arrestime. Vetëm Zoti mund të na ndalojë, por Edi Rama, Rilindja, arrestimet, shoqërimet e tyre, nuk bëjnë gjë tjetër vetëm se na bëjnë më të fortë e më të bashkuar me të gjithë qytetarët shqiptarë. Edvin, siç e pe dhe vetë, ti dhe qeveria e jote e mbaruar, ti nuk mban dot këtu një takim e jo më të hysh te unaza e re për të prishur shtëpitë.Partia Demokratike I ka dhënë besën qytetarëve shqiptarë se do ti mbrojë ata nga dhuna dhe korrupsioni I Edi Ramës dhe të jeni të sigurtë, që si unë dhe çdo koleg tjetër I opozitës, do të përballen njësoj si ju me këdo që guxon të ju dhunojë juve. Të jeni të sigurtë që këtu do të qëndrojnë shqiptarët dhe tradhtarët si Edvinoviçi, do të zhduken në azil politik” ka thënë ai.

Balliu u arrestua dy ditë më parë pasi së bashku me disa banorë të Astirit bllokuan rrugën për të penguar kalimin e kryeministrit Rama. Klevis Balliu, Lulzim Marqinaj, Elton Skënderi dhe Sit Hajdarasi u konfrontuan me policinë, ku mbetën të plagosur edhe 4 efektivë.

Arrestimi i Klevis Balliut u bë në kushtet e flagrancës nga efektivët e forcave Shqiponja, ku në momentin e shoqërimit pati sërish kundërshti me dhunë të efektivëve aq sa u thye edhe xhami i furgonit të policisë. Ndërkohë ndaj tij u kërkua nga Prokuroria 'arrest shtëpie' por Gjykata vendosi masë më të lehtë, detyrim paraqitje.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Ndotja rekord e të gjitha kohërave, në Pakistan niveli shkon 80 herë më i lartë sesa kufizimi i OBSH

Ndotja rekord e të gjitha kohërave, në Pakistan niveli shkon 80 herë më i lartë sesa kufizimi i OBSH