Johnny Depp u kthye në një nga aktorët më të preferuar që në momentin që luajti rolin e Jack Sparroë tek Piratët e Karaibeve. Por në ditët e sotme aktori vështirë se njihet për shkak të transformimit të tij në pamje.

Kohët e fundit një fanse ka postuar një foto me aktorin dhe ajo që ra në sy ishte pikërisht dobësimi i aktorit. Fotoja i ka tmerruar të gjithë sepse aktori duket shumë i transformuar.

(Aktori Johnny Depp dhe fansja e tij)

Ka kohë që përflitet ky transformim i Depp por nuk dihet nëse është bërë në shërbim të ndonjë roli të ri apo kjo është gjëndja e tij shëndetësore për shkak të alkoolit.