Një mesazh i rëndësishëm i Johnny Depp për fansat (VIDEO)

Nëpërmjet një video të postuar në llogarinë e tij të sapo krijuar “Tik-Tok”, Johnny Depp ka falënderuar të gjithë mbështetësit e tij që kanë qenë të shumtë, sidomos gjatë kohës në të cilën Depp pati përballjen ligjore me ish-bashkëshorten e tij, Amber Heard, një gjyq të cilin aktori e fitoi.

Krahas videos, aktori i ka dedikuar disa fjalë dhe të gjithë fansave të tij.

“Për të gjithë mbështetësit e mi më të çmuar, besnikë dhe të palëkundur. Ne kemi qenë kudo së bashku, kemi parë gjithçka së bashku. Ne kemi ecur së bashku në të njëjtën rrugë. Ne bëmë gjënë e duhur së bashku. Dhe tani, të gjithë së bashku do të ecim përpara. Ju jeni, si gjithmonë, punëdhënësit e mi dhe unë nuk di se si t’ju them faleminderit, përveçse thjesht duke ju thënë faleminderit. Dashuri dhe respekt, JD”, shkruan Depp.

 

 

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria e Kosova në zi! Sot homazhet për Ismail Kadarenë, kolosi i letërsisë shqipe do nderohet me ceremoni shtetërore

Shqipëria e Kosova në zi! Sot homazhet për Ismail Kadarenë, kolosi i letërsisë shqipe do nderohet me ceremoni shtetërore