Champions, austriakët: Partizani i
fortë, duam kualifikimin në Elbasan

Champions, austriakët: Partizani i<br />fortë, duam kualifikimin në Elbasan
Pas mrekullisë që ndodhi në Hungari, tashmë të gjithë e shikojnë me frikë Partizanin. Të martën në  20:00 Partizani do të zhvillojë ndeshjen e parë përballë ekipit të Salzburg, të vlefshëm për turin e tretë para eliminator të Champions League. Ekipi austriak ka mbërritur në Elbasan, teksa pas stërvitjes së parë dhe ambientimit me fushën, trajneri Oskar Garcia ka dhënë edhe prononcimin e parë.

Tekniku e pranon që në fillim që Partizani do të jetë një kundërshtar i fortë, pas asaj që kanë parë në Hungari, por e ka analizuar deri në detaje gjithçka dhe në fushë do të futet vetëm me një qëllim, që të marrë tre pikët e plota dhe të vulosë kualifikim sa më shpejt për të mos rrezikuar asgjë ndeshjen e kthimit. "Kemi analizuar deri në detaje çdo lojtar të kundërshtarit, teksa kemi ndjekur të dyja ndeshjet që Partizani ka bërë me Ferencvaroshin.

E respektojmë si kundërshtar por nëse luajmë mirë besoj se do të arrijmë të marrim rezultat. Për ne nuk ka shumë rëndësi nëse luajmë jashtë apo brenda pasi gjithmonë përpiqemi të diktojmë ritmin dhe të fitojmë dhe këtë do të kërkojmë të bëjmë dhe në “Elbasan Arena".

Kemi disa mungesa të rëndësishme për këtë sfidë por gjithsesi besojmë se mund ta kalojmë më sukses këtë përballje. Këtu kemi ardhur për të fituar, pasi unë gjithmonë e përgatis skuadrën për fitore dhe asnjëherë për barazim. Do të kërkojmë të mbyllim që në ndeshjen e parë cështjen e kualifikimit, pavarësisht se nuk jemi në formën tonë më të mirë"deklaroi ai. Përballë Partizanit, Salzburg nuk do të ketë në dispozicion Yabo, Previjak, Sorensen, Leitgeb dhe Miranës. Pas trajnerit për mediat në Elbasan ka folur edhe shqiptari nga Kosova, Valon Berisha, i cili është pjesë e ekipit austriak të Salsburg.

"Nuk e njoh ekipin e Partizanit. E di që do të jetë një ndeshje e forte dhe shqiptarët nuk do të tolerojnë. Nuk mendoj se prezenca ime në fushë do ta bëj më intrigues takimin, pavarësisht se unë jam shqiptar. Jemi përgatitur vetem për fitore. Jemi këtu duam të bëjmë një lojë të mirë.

Ne duam të bëjmë gjithmone lojën që luajmë. Duam të luajmë mirë në mbrojtjen dhe rezultati 1-0 për ne është komod. Do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme për ne sepse bëhet fjalë për të vazhduar në Europë ndaj duhet ta marrim shumë seriozisht këtë ndeshje. Nëse do të më jepet rasti sigurisht do të shënoj' deklaroi ai.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Kryebashkiakët e Berishës 'tradhtojnë mosbindjen civile', shkojnë në takimin e Ramës

Kryebashkiakët e Berishës 'tradhtojnë mosbindjen civile', shkojnë në takimin e Ramës