Champions, Juventus në fije të perit
Leverkusen-United luajnë kryesimin
Juventusi është i dënuar të fitojë me Kopenhagen sot, pasi shpresat për të kaluar janë në fije të perit nëse do të gabonte.
Juventusi është i dënuar të fitojë me Kopenhagen sot, pasi shpresat për të kaluar janë në fije të perit nëse do të gabonte. Aktualisht Juve ndodhet në vendin e fundit në renditje, por favorizohet nga ndeshjet në vijim me kundërshtarë direkt për vendin e dytë si Kopenhagenin dhe Gallatasain. Në prag të ndeshjes me danezët trajneri Antonio Konte deklaron se humbja dhe barazimi janë të ndaluar. “Duhet të fitojmë me cdo kusht.
Përvec ndeshjes me Fiorentinën, skuadra gjithmonë ka punuar mirë, prandaj kam besim se do të marrim atë që dëshirojmë. Lorente nuk më ka surprizuar, po na tregon cilësitë që ka dhe që unë i dija, ndërsa Tevezin nuk e prisja në këtë formë. Prandaj Lorente-Tevez do të jetë dyshja e sulmit sonte. Përsa i përket modulit të lojës, nuk kam një fiks për ndeshjet në Champions. Kemi përdorur dy skema, dhe kemi marrë një humbje dhe tre barazime.
Do të luajmë me mënyrën që na jep me shumë garanci dhe për momentin mendoj se moduli i vjetër na jep më shumë kompaktësi në fazën mbrojtëse” tha ai. Ndërsa Pelegrini i City-t në prag të ndeshjes me Plzen shprehet se” Është shumë e rëndësishme të dalim të parët në grup. Duhet të luajmë mirë në ndeshjen ndaj Viktoria Plzen, por mos prisni që të shënojmë nga 6 gola në çdo ndeshje. Ne thjesht duhet të fitojmë dhe të luftojmë deri në minutat e fundit të ndeshjes së gjashtë për të parë se çfarë do të ndodhë”. Një tjetër ndeshje e rëndësishme dhe vendimtare është ajo mes Leverkusen dhe United.
Trajneri Hypia deklaron se “Është një ndeshje shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat. Ne luajmë në shtëpi dhe unë pres të zhvillojmë një takim të mirë sikurse kemi bërë përgjithësisht në fushën tonë. Mendoj se United nuk do ta ketë aspak të lehtë që ta fitojë këtë sfidë”. Mbrëmja e sotme rezervon edhe shumë ndeshje të tjera të rëndësishme që premtojnë spektakël dhe emocione.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.3%
-
PD
13.6%
-
Partitë e vogla
20%
Vota total: 894
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama mbetet lideri më i besuar për shqiptarët, Berisha i dyti me 36%! Lapaj i treti, Meta në 2%! Ja shifrat për Qorin, Shehajn e Doshin
13 Mars, 22:42
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:36
-
Sondazhi i Piepolit/ 60% e shqiptarëve: Task-Forca e SPAK për krimet elektorale s’ndikon në zgjedhje
13 Mars, 22:30
-
A duhet kontroll mbi SPAK? 40% e qytetarëve shprehen pro në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:24
-
A po abuzon SPAK me masat e paraburgimit? Ja si përgjigjen qytetarët në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:22
-
Sondazhi i Piepolit/ 63% e shqiptarëve thonë se SPAK është i pavarur, por 40% duan që të vihet në kontroll! Çfarë mendojnë për arrestet me burg
13 Mars, 22:17
-
Spahiu: Partitë e reja, kanë faj historik që nuk u bashkuan kundër Ramës dhe Berishës
13 Mars, 22:16
-
Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ Shqiptarët pro mbylljes së TikTok, 56% mbështesin vendimin e qeverisë
13 Mars, 22:12
-
Aksident tragjik në aksin Bulqizë-Shupenzë/ Fuoristrada me 6 familjarë del nga rruga, humb jetën nëna! Burri, 3 fëmijët dhe e afërmja e tyre transportohen drejt Traumës (VIDEO)
13 Mars, 21:58
-
Spahiu: Disa deputet në lista Berishës ja dha Rama, sepse ja merr mbrapsht në 12 maj
13 Mars, 21:57
-
EKSKLUZIVE/ Sondazhi i Piepolit, 52% e shqiptarëve s’kanë besim te partitë e reja opozitare! Ja shifrat për të ‘vegjlit’ që synojnë mandate më 11 maj
13 Mars, 21:47
-
Putin u shpreh i gatshëm për të diskutuar një armëpushim, Zelensky: Përgjigje evazive, ka frikë t'i thotë jo presidentit Trump
13 Mars, 21:39