Kompeticioni më i rëndësishëm për klube në Evropë, Champions League mbylli raundin e pestë në fazën e ligës. Arsenali nuk ka rivalë këtë sezon as në Evropë, teksa pas kryesimit në Premier League, një gjë të tillë po e bën edhe në Champions. ‘Topçinjtë’ i shkaktuan humbjen e parë Bayer Munich, ndërsa humbje edhe për Interin në Madrid. Tri pikë për PSG-në, Realin e Madridit dhe Atalantën. Liverpool vijon krizën edhe në Champions.
Në Londër, Arsenali fitoi 3-1 kundër Bayern Munich, duke u shkaktuar humbjen e para bavarezëve. Timer kaloi vendasit në avantazh, para se Karl të barazonte në fundin e pjesës së parë. Madueke dhe Martinelli shënuan edhe dy herë të tjera për Arsenalin, teksa djemtë e Artetas kryesojnë me pikë të plota dhe të vetëm.
Në Madrid, Atletico i shkaktoi humbjen e parë Interit duke e mposhtur 2-1 në fundin e sfidës. Alvarez shënoi për vendasit, para se Zielinski të vendoste baraspeshën e përkohshme. Në minutën e tretë shtesë Gimenez shënoi me kokë pas një këndoreje duke i dhënë tri pikë vendasve.
Në Athinë, Olympiacos u mposht 3-4 nga Real Madridi. Katër golat e spanjollëve u shënuan nga Mbappe. Dramë për Liverpool, që pësoi humbje 1-4 në shtëpi nga PSV.
Tri pikë me përmbysje për PSG, me kampionët në fuqi që mposhtën 5-3 Tottenhamin në Paris. FC Copenhagen, Atalanta dhe Sporting Lisbone dolën me tri pikë nga mbrëmja e sotme.
Champions League, faza e ligës - raundi 5-të:
E mërkurë, 26 nëntor 2025
18:45
FC Copenhagen 3-2 Kairat Almaty
Pafos 2-2 Monaco
21:00
Arsenal 3-1 Bayern Munich
Atletico Madrid 2-1 Inter
Eintracht Frankfurt 0-3 Atalanta
Liverpool 1-4 PSV
Olympiacos 3-4 Real Madrid
PSG 5-3 Tottenham
Sporting 3-0 Club Brugge
E martë, 25 nëntor 2025
18:45
Ajax 0-2 Benfica
Galatasaray 0-1 Royale Union SG
21:00
Bodo/Glimt 2-3 Juventus
Chelsea 3-0 Barcelona
Dortmund 4-0 Villarreal
Manchester City 0-2 Bayer Leverkusen
Marseille 2-1 Newcastle
Napoli 2-0 Qarabag
Slavia e Pragës 0-0 Athletic Bilbao
Renditja:
Komente






