Duhej të ishin 3 pikët e para të sezonit në Champions League, por Interi mori një goditje të rëndë përballë Club Brugge. Kampionët e Italisë, të cilët para ndeshjes shprehën dëshirën për të fituar trofeun me veshë të mëdhenj, u mposhtën 3-4. Hero për beglët ishte sulmuesi Tresoldi, i cili realizoi triplet. Me go gola iu përgjigj Lautaro Martinez, duke barazuar 1-1 fillimisht dhe më pas duke ngushtuar në 2-3. Për zikaltërit shqetësim mbetet porta, pasi Martinez gaboi edhe njëherë në Champions League, duke bërë një dalje të gabuar në golin e dytë të Brugge. Në fund pati shumë zhgënjim, pasi zikaltërit janë në kuotën e 0 pikëve pas 2 ndeshjeve, ndërsa mori fitoren e parë.

3 pikë me përmbysje siguroi Barcelona në transfertën e vështirë të Stambollit. Edhe pse Galatasaray shënoi i pari me Batrakov, spanjollët barazuan fillimisht me Cancelo-n, ndërsa më pas përmbysën në pjesën e dytë me Fermin, Gordon dhe Adeyemi-n. Kjo ishte fitorja e dytë në dy ndeshje për të besuarit e Flick.

Fitore e pastër edhe për Atletico Madrid, që mposhti 2-0 Manchester United. Barrios realizoi në pjesën e parë, ndërsa në dytën mbrojtësi Yoro u ndëshkua me të kuq para se Lookman të dyfishonte shifrat. Për skuadrën e Simeone-s ishin 3 pikët e para pas disfatës me Liverpool.

Befasi e madhe edhe me Bayern Munich që u ndal 3-3 nga Vikingu. Vendasit fillimisht morën epërsinë e dyfishtë, ndërsa në pjesën e dytë ‘dopieta’ e Kane dhe goli i Diaz përmbysën shifrat në favor të gjermanëve. Gjithsesi në minutën e 73 do të prisheshin llogaritë e skuadrës së Company, pasi Olise u ndëshkua me të kuq. Teksa bëheshin gati shtesat goli i Haugen i dha një pikë historike norvegjezëve.

Disfatë e dytë për Napolin, që edhe pse zhbllokoi shifrat me Amir Rrahmanin në fund u mposhtën 3-1 nga Villareal.

Për Arsenalin ishte e thjeshtë kundër Lille. Topçinjtë finalistë në fuqi ia dolën me rezultatin 3-0, teksa golat erdhën nga Timber, Eze dhe Saka.

Në ndeshjet e tjera Leipzig mposhti 1-0 PSV-në, ndërsa Sporting fitoi 0-2 në fushën e Lens si dhe Sabah Baku mori 3 pikë historike kundër Slavia Prague-s. Për ekipin e drejtuar nga Yaya Toure kjo është pjesmarrja e parë në Champions League.

Rezultat e mbrëmjes

Lens                  0-2         Sporting

Sabah Baku      2-0         Slavia Prague

Arsenal             3-0          Lille

A. Madrid          2-0    United

Galatasaray      1-4     Barcelona

Inter                  3-4     C.Brugge

Leipzig              1-0      PSV

Viking                3-3     Bayern Munich

Villareal             3-1     Napoli