Mbrëmjen e të mërkurës u zhvilluan dy ndeshjet e radhës çerekfinale të Champions League për aktin e parë. Barcelona u mposht 0-2 në shtëpi nga Atletico Madridi, me katalanasit që luajtën me një lojtar më pak për më shumë se një pjesë loje. Në Paris, kampionët në fuqi të PSG 'zhytën' në krizë të thellë Liverpoolin duke e mposhtur 2-0. Ndeshjet e kthimit për turin çerekfinal të Champions do luhen më 14 dhe 15 prill.

Në 'Camp Nou' Barcelona bëri lojën, por fitoren 0-2 e siguroi Atletico Madridi. Miqtë treguan se 'hakmarrja është një pjatë që serviret e ftohtë', kjo pasi katër ditë më parë Barça i kishte mposhtur 1-2 në Madrid për ndeshjen që vlente në La Liga.

Minuta e 41-të ishte deçizive, pasi Cubarsi bëri një ndërhyrje si lojtari i fundit dhe pas pamjeve në VAR arbitri rumun Istvan Kovacs i akordoi kartonin e kuq. Nga goditja e dënimit jashtë zone, Julian Alvarez realizoi një 'perlë' që u ndal në trekëndëshin e Juan Garcias, me portierin që paçka se u mundua ta ndalte sferën, nuk e kishte të mundur.

Paçka kontrollit të lojës dhe disa rasteve shumë të pastra, Barça nuk mundi të gjente barazimin. 'Kur nuk shënon do pësosh' thotë një rregull i pashkruar në futboll dhe Atletico gjeti golin e qetësisë në minutën e 70-të me gjigantin norvegjez Sorloth. Një pasim i Ruggerit nga krahu bëri që sulmuesi të devijonte topin për në rrjetë. Më 14 prill në 'Metropolitano' do zhvillohet akti i dytë mes këtij çifti, teksa Barça nuk do e ketë të lehtë për të kaluar në gjysmëfinale, duke qenë me dy gola disavantazh.

Në 'Parkun e Princave' kampionët në fuqi të Champions, PSG, fituan 2-0 kundër Liverpoolit. Miqtë nga Anglia vijojnë të jenë në krizë, ndërsa fundjavën e shkuar u eliminuan edhe nga FA Cup. Desire Doue në minutën e 11-të i dha epërsinë të besuarve të Luis Enriques, ndërsa Khvicha Kvaratskhelia gjeti golin e dytë në minutën e 65-të. Më 14 prill në 'Anfield' Liverpooli do kërkojë përmbysjen në aktin e dytë, një rezultat që duket më shumë se i vështirë duke parë formën e djemve të Arne Slot.

Champions League, faza çerekfinale - akti i parë:

E martë, 07 prill 2026 - 21:00

Real Madrid 1-2 Bayern Munich

Sporting Lisbone 0-1 Arsenal

E mërkurë, 08 prill 2026 - 21:00

Barcelona 0-2 Atltico Madrid

PSG 2-0 Liverpool

*Ndeshjet e kthimit do të luhen më 14 dhe 15 prill

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:12
VIDEO/ PSG-ja me 'një këmbë' në gjysmëfinale, fiton 2-0 kundër Liverpoolit në 'Parkun e Princave'

1775718814_khvichakvaratskhelia.jpg

Në 'Parkun e Princave' kampionët në fuqi të Champions, PSG, fituan 2-0 kundër Liverpoolit. Miqtë nga Anglia vijojnë të jenë në krizë, ndërsa fundjavën e shkuar u eliminuan edhe nga FA Cup. Desire Doue në minutën e 11 i dha epërisë të besuarve të Luis Enriques, ndërsa Khvicha Kvaratskhelia gjeti golin e dytë në minutën e 65-të. Më 14 prill në 'Anfield' Liverpooli do kërkojë përmbysjen në aktin e dytë, një rezultat që duket më shumë se i vështirë duke parë formën e djemve të Arne Slot.