Partizani rikthehet pas 23 vitesh në Champions League me një barazim. Ndeshja e parë e turit të dytë kualifikues të Champions League mes Partizanit dhe hungarezeve te Ferencvarosh përfundoi në barazim 1-1.
 
Në ndeshjen e zhvilluar në “Elbasan Arena” gjithçka ndodh në pjesën e dytë ku kryeqytetasit kalojnë në avantazh me golin e Realdo Filit në minutën e 47-të.


Supergoli i Filit by e-d21
 
Por miqtë nga Hungaria nuk dorëzohen dhe barazojnë në minutën e 71-të me autor goli Daniel Bode. Ndeshje e kthimit luhet pas një jave në Hungari ku Partizanit për të kaluar me tej I duhet të fitojë ose barazim me shuëm gola.