Këtë të martë luhen nëntë ndeshjet e para të Champions League, të vlefshme për raundin e gjashtë të fazës së ligës. Gjithçka nis në një orar të pazakontë në Astana, pasi në orën 16:30 (20:30 me orën lokale) merr jetë Kairat Almaty - Olympiacos. Dueli do zhvillohet në kryeqytetin e Kazakistanit, teksa temperatura do jetë -20 gradë celcius. Paçka kushteve ekstreme dhe borës UEFA ka lejuar që kjo sfidë të zhvillohet.
Në orën 18:45 në Gjermani, Bayern Munich pret portugezët e Sporting Lisbone. Në orën 21:00 luhen shtatë duele.
Interi pret në Milano skuadrën e Liverpool, me anglezët që kanë shumë probleme këtë sezon dhe kanë përjashtuar për këtë duel sulmuesin Momo Salah pasi ky i fundit u shpreh publikisht me kritika të ashpra për trajnerin Arne Slot. Veç tij, për anglezët nuk janë të gatshëm edhe Chambers, Frimpong, Leoni, Scanlon apo Chiesa. Te Interi trajneri Cristian Chivu do duhet të bëjë pa të dëmtuarit Dumfries, Darmian, Di Gennaro apo Palacios.
Duel interesant edhe në Bergamo, aty ku Atalanta e Berat Gjimshitit luan kundër Chelsea. Bakker dhe Sulemana mungojnë për italianët, ndërsa Enzo Maresca nuk ka të gatshëm Colwill, Lavia, Delap dhe Palmer.
Në "Camp Noun" e ri për herë të parë këtë sezon në Ligën e Kampionëve, Barcelona pret gjermanët e Eintracht Frankfurt. Araujo, Gavi dhe Olmo janë mungesa të sigurta për vendasit.
Pas pesë ndeshjeve të para të fazës së ligës në Champions League, Arsenali me 15 pikë mban kreun, ndjekur nga katër skuadra me nga 12 pikë; PSG, Bayern Munich, Inter dhe Real Madrid.
Champions League, raundi i 6-të i fazës së ligës:
E martë, 09 dhjetor 2025
16:30
Kairat Almaty - Olympiacos
18:45
Bayern Munich - Sporting Lisbone
21:00
Atalanta - Chelsea
Barcelona - Eintracht Frankfurt
Inter - Liverpool
Monaco - Galatasaray
PSV - Atletico Madrid
Royale Union SG - Marseille
Tottenham - Slavia e Pragës
Renditja:
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
2 Shkurt, 13:24
A e mbështesni kërkesën e gjyqtarëve për rritje page?
-
Po
15%
-
Jo
80.4%
-
Nuk e di
4.6%
Vota total: 3985
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Mjafton goli i ish-it Kai Havertz, Arsenali 'thyen' Chelsean dhe shkon në finalen e Carabao Cup
4 Shkurt, 09:33
-
Goditën me fishekzjarr portierin Audero, tifozëve të Interit u ndalohen transfertat deri më 23 mars! Derbi kundër Milanit i sigurt
3 Shkurt, 15:00
-
VIDEO/ Përleshje masive, pesë gola dhe karton i kuq! Chelsea i merr fitoren në fund West Hamit
1 Shkurt, 14:50
-
GOLAT/ Liverpooli fiton pas pesë ndeshjeve, përmbys 4-1 Newcastlen në 'Anfield'
1 Shkurt, 14:22
-
Barcelona thyen 1-3 Elche-n, tjetër zhgënjim për Atletico Madrid! Napoli rigjen fitoren në Seria A (VIDEO)
1 Shkurt, 10:25
-
Borë, Osimhen dhe... Icardi! Kaq shumë fantazma për Juven dhe Spallettin kundër Galatasarayt
30 Janar, 14:25
-
Hidhet shorti i play-off-it të Champions League, Juventusi gjen Galatasarayn! Interi në të ftohtin e Norvegjisë, Reali 'peshkon' sërish Benfican! Monaco - PSG përballen në derbin e Francës
30 Janar, 10:57
-
'Luani' zbarkon në Stamboll, Kristjan Asllani pozon me ngjyrat e Besiktasit
30 Janar, 08:54
-
E kryer/ Kristjan Asllani largohet nga Italia, pranon huazimin te Besiktasi në Turqi
29 Janar, 11:43
-
VIDEO/ Ulërima e Rui Costës dhe këshilla e tifozëve, goli vendimtar i portierit të Benficas kundër Realit të Madridit në sekondat e fundit që kualifikoi 'Shqiponjat'
29 Janar, 09:37
-
Champions League/ Mësohen kundërshtarët e mundshëm në play-off, Interi ose Reali përballen me Mourinhon! Juventusi kundër Brugge ose Galatasaray (SHORTI)
29 Janar, 09:00
-
Champions League mbylli sot ndeshjet e ligës me 18 duele, skuadrat që kalojnë në fazën e 1/8-ave dhe play-off! Surprizojnë Reali, Juvja dhe Interi, ngec edhe PSG! Eliminohet Napoli
28 Janar, 22:58