Champions, Volas i bashkohet
Partizanit, gati për Ferencvarosin

Champions, Volas i bashkohet<br />Partizanit, gati për Ferencvarosin
Partizanit i mbërrin sulmuesi i shumëpritur vetëm dy ditë para përplasjes me Ferencvarosin në “Elbasan Arena”.
 
Slloveni Dalibor Volas, i cili kishte arritur marrëveshjen me të kuqtë që më 7 korrik, u prezantua këtë të hënë nga klubi sai përforcimi i radhës i merkatos.
 
29-vjeçari është vënë mënjeherë nën urdhrat e italianit Adolfo Sormani, që ka planifikuar ta aktivizojë titullar ndaj kampionëve të Hungarisë.
 
Gjithsesi vendimin përfundimtar trajneri i të kuqve do ta marrë pas seancën së fundit stërvitore. Volas gjatë 2016 është aktivizuar në Malajzi në radhët e Pehang, skuadër me të cilën ka shënuar 6 gola në 12 ndeshje të kampionatit të këtij vendi.
 
Gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e Koperit dhe Mariborit në Slloveni, Sherifit të Tiraspolit në Moldavi apo Debrecenit në Hungari, ku i ka shënuar madje edhe Ferencvarosit, kundërshtarit të Partizanit në Champions.


Redaksia Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Erdogan të enjten në Tiranë! inaugurohet xhamia e Namazgjasë, drejtuesi imam turk! Presidenti takime dhe me Ramën e Begajn

Erdogan të enjten në Tiranë! inaugurohet xhamia e Namazgjasë, drejtuesi imam turk! Presidenti takime dhe me Ramën e Begajn