Champions-i rikthehet me përplasje 'titanësh'! Inter-Barça për vendin e dytë në grup, Napoli-Ajax për spektaklin

Champions-i rikthehet me përplasje 'titanësh'! Inter-Barça për vendin e dytë në grup, Napoli-Ajax për spektaklin

Futbollisti i Interit Calhanoglu dhe Pedri i Barcelonës

Champions League rikthehet sonte dhe menjëherë rezervon një supersfidë si Inter-Barcelona, e vlefshme për raundin e tretë të grupit C. Të dy skuadrat kanë nga 3 pikë, teksa kanë fituar me Plzen dhe kanë humbur me Bayern-in, ndërsa sonte katalanasit shihen si favoritë. Në rast se marrin 3 pikët në ‘San Siro’ atëherë për Interin do jenë thuajse përfundimi i rrugës në këtë sezon, por trajneri i zikaltërve Simone Inzaghi refuzon të dorëzohet. Ai është shprehur se ‘kjo ndeshje është një mundësi e madhe për të lënë pas krizën’, ndërsa ka lënë të kuptohet se Kristjan Asllani do ta nisë titullarë ashtu si me Romën.

Sfida tjetër e grupit do jetë mes Bayern Mynchen dhe Plzen. Për gjermanët janë dy ndeshje radhazi mer çekët, që nëse mbyllen me sukses do të thotë kualifikim.

Përballje interesante ka edhe në grupin A. Pas dy fitoreve Napoli pret në stadiumin ‘Maradona’ Ajax-in. Të besuarit e Spaletti-t kanë shansin të mbyllin kualifikimin, por një fitore e holandezëve do hapte llogaritë në të gjithë drejtimet. Sdida tjetër e grupit është mes Liverpool dhe Rangers, me anglezët që llogarisin vetëm fitoren.

Në grupin D Sportingu kryesues ka udhëtuar drejt Franncës për t’u përballur me Marseille, ndërsa Tottenham-i i Conte-s pas humbjes me portugezët sfidon Eintracht Frankfurt në Gjermani. Në grupin B surpriza Club Brugge pret Atletico Madrid, ndërsa Porto që ka 0 pikë do kërkojë me patjetër fitoren kundër Leverkusen, për të lënë pas momentin e keq që po kalon. Përveç Bayern Mynchen-Plzen dhe Marseille-Sporting në 18:45 të gjithë ndeshjet e tjera luhen në orën 21:00.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës