Chef Fundimi në kuzhinën
e Zonjës Tefta: Nga Roma
bamirësi në Shqipëri

Fundim Gjepali, një mik i ardhur nga Roma ishte personazhi që pasuroi menunë e zonjës Tefta në kuzhinën e A1 Report të emisionit të mëngjesit "Rreze Dielli".

Ky djalë i ri, i cili prej 18 vitesh jeton në Itali është shef kuzhine në një prej restoranteve më të mira të Romës, “Arco Antico”, dhe ka gatuar edhe për kryeministrin Mario Monti. 


KUZHINA tEFTA
Arsyeja që Fundimi erdhi në Tiranë këto ditë ishte një mision i veçantë që ai ka menduar për ruajtjen e gjuhës shqipe nga fëmijët që jetojnë jashtë trojeve shqiptare.
KUZHINA tEFTA
Kështu ai bëri me dije që në restorantin “Mrizi i Zanave” në Lezhë bashkë me një kolegë tjetër, Altinin pronarin e restorantit, do të organizojnë një drekë bamirësie. Fundimi tha që “Lekët që do të grumbullohen do të shkojnë për të blerë libra për shoqatat që mësojnë fëmijët që jetojnë jashtë shtetit në mënyrë që të lexojnë dhe të shkruajnë gjuhën shqipe”.

KUZHINA tEFTA
Ruajtja e gjuhës shqipe në vendet e huaja ku jetojnë shumë shqiptarë është një temë që e ka prekur Fundimin duke marrë shkas edhe nga fëmijët e tij.

 KUZHINA tEFTA
Gatimet në kuzhinën e zonjës Tefta bashkë me të ftuarin e saj i ftoj amvisat të shënonin menutë që u gatuan në mënyrë profesionale nga Fundimi i cili kishte preferuar të ofronte receta të veçanta por edhe të lehta për t`u kuptuar nga amvisat.

 KUZHINA tEFTA
Krem hithrash, vezë, roleto mishi dhe bukë të thekur ishin asortimentet që gatoi Fundimi të cilat kanë një vlerë të ulët në çmim dhe shumë të shijshme.

Fundimi duke gatuar shpjegoj dhe mënyrën e gatimit. Ai dha shumë këshilla për amvisat të cilat duhet të kenë parasysh sipas Fundimit t`i japin çdo produkti shijen e vet.

 KUZHINA tEFTA
Risia që solli ai në kuzhinën e zonjës Tefta në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” ishin gatimet me hithër.
 
Duke sjellë recetat e tij të veçanta, Fundimi tregoj dhe ndodhitë në restorantin italian ku ai punon si shef guzhine duke gatuar dhe disa gatime shqiptare të cilat sipas Fundimit janë pëlqyer nga klientët e tij.

KUZHINA tEFTA
Sekreti i gatimeve të tij ishin erëzat të cilat ai i përdor në mënyrë rigoroze dhe pa ato ai nuk mund të gatuaj.

Ndaj dhe këshilla e tij për amvisat ishte përdorimi i erëzave duke u kombinuar me ushqimet përkatëse.

Kështu falë talentit të lindur, mendjes së hapur ndaj gjithçkaje të re, dashurisë dhe respektit për çdo ushqim dhe ingredient të tij, teknikave dhe metodave që ka mësuar në vite, sot është një shef kuzhine i lakmuar.
 
Restoranti ku ai punon ka një histori të gjatë, ku Fundimi është bërë pjesë e një grupi, për të shtuar, për të përmirësuar punën që të tjerë kanë bërë para tij. Sepse ka respekt për të tjerët ndaj tregohet modest dhe me këmbët në tokë. 
Redaksia Online
(m.z/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Sorensen dhe Haavisto, kandidatët e vetëm për pasardhës të Lajçakut për dialogun

Sorensen dhe Haavisto, kandidatët e vetëm për pasardhës të Lajçakut për dialogun