Chelsea bën Hazard lojtarin më të paguar

Chelsea bën Hazard lojtarin më të paguar

Eden Hazard

Chelsea do të ulet në bisedime me sulmuesin belg Eden Hazard, duke i ofruar një rrogë marramendëse prej 300 mijë stërlinash në javë, për ta bindur të qëndrojë në Londër edhe në të ardhmen, duke i rinovuar kontratën.

Në fakt, palët kanë kohë që kanë nisur bisedimet, por ato u ndërprenë, pasi Hazard ishte me kombëtaren e Belgjikës në Kupën e Botës. Ndërkohë që, gjatë kësaj periudhe nuk munguan ofertat nga skuadrat më të mëdha të Europës, se Real Madrid e Barcelona, që ishin gati të paguanin shumë të mëdha për ta sjellë në La Liga.

Por ardhja e trajnerit Maurizio Sarri ka përmbysur situatën, ai e konsideron si të rëndëishëm për skemat e tij lojtarin, ndaj ka vënë veton për ta mbajtur sulmuesin 27-vjeçar, kontrata e të cilit skadon në verën e 2020-ës. Dhe për ta bindur të qëndrojë, “blutë” e Londrës janë gati të ofrojnë 300 mijë stërlina në javë, duke e bërë atë lojtarin më të paguar të Chelsea dhe një ndër më të paguarit në Premier League.

Londinezët janë në bisedime edhe me francezin N’Golo Kante, që gjithashtu ka patur shumë kërkesa dhe po punohet për t’i rinovuar kontratën.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston