Chelsea e zyrtarizon, golashënuesi i ‘Europa League’ rinovon kontratën me blutë e Londrës

Chelsea e zyrtarizon, golashënuesi i ‘Europa League’ rinovon kontratën me blutë e Londrës

Sulmuesi i Chelsea-s Oliver Giroud

Golashënuesi aktual i “Europa League”, Oliver Giroud, ka ronovuar zyrtarisht me Chelsea-n edhe për 1 sezon tjetër. Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi londinez që të enjten e ardhshme do të luajë finalen e “Europa League” kundër Arsenal.

Më herët Giroud ka qenë pjesë e Arsenal, ndërsa tani do taa ketë përballë në finale. Francezi me Chelsea-n ka nënshkruar për herë të parë në janar të 2018, ndërsa tani do të jetë pjesë e këtij klubi edhe në sezonin 2019-2020.

Sulmuesi që deri më tani ka shënuar 10 gola në “Europa League”, pas nënshkrimit të kontratës për faqen zyrtare të klubit është shprehur: “Jam shumë i lumtur të nënshkruaj kontratën e re. Doja vërtet të qëndroja dhe së fundmi do jem edhe për 1 vit tjetër. Jam ndjerë pjesë e skuadrës, te kësaj familje që nga fillimi. Shpresoj t’i sjellë të tjerë trofe Chelsea-s.”

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Liverpool marshon drejt trofeut, përmbys 3-1 Leicesterin

VIDEO/ Liverpool marshon drejt trofeut, përmbys 3-1 Leicesterin