Operacioni ka përfunduar dje në mbrëmje, ndërsa sot Chelsea ka prezantuar zyrtarisht mesfushorin kroat Mateo Kovaçiç, i cili ka lënë Realin e Madridit për një aventurë të re. Përmes një deklarate në faqen e tyre të klubit, Chelsea njoftoi përfundimin e marrëveshjes me Real Madridin, pjesë e të cilës është edhe huazimi i Mateo Kovacic, ndërsa ky i fundit ka thënë fjalët e para si pjesë e bluve të Londrës:
“Unë jam me të vërtetë i lumtur dhe i gëzuar që jam këtu, te Chelsea. Eshtë një ndjenjë e mahnitshme, do të përpiqem të bëj më të mirën për këtë klub.
Eshtë një ligë e re për mua, fillimisht është gjithmonë e vështirë, por jam i sigurt se trajneri dhe shokët e mi të rinj të skuadrës do të më ndihmojnë. Pesonalisht, pres të kem një sezon të mirë”.
24-vjeçari u transferua te Real Madridi nga Interi në gusht 2015 për një pagesë prej 32 milionë eurosh. Në tre sezonet me “Los Blancos”, kroatit i është dhënë mundësia të luajë në 37 ndeshje të La Liga-s. Ai nuk ka luajtur asnjë minutë të vetme me Real Madridin në fitimin e tri Ligave të Kampionëve të njëpasnjëshme.