Pesë humbje në tetë ndeshjet e fundit të Premier League kanë bindur Chelsea-n për të shkarkuar trajnerin Lampard, një legjendë të këtij klubi. Vendimi u mor ditën e sotme, me Abramovic, i cili deklaroi se në rrethanat që është skuadra vendimi më i drejtë është largimi i trajnerit.
Mëngjesin e sotëm është anuluar edhe stërvitja, ndërsa pritet të zëvendësohet pasdite.
Lampard në këtë mënyrë është bërë trajneri i 10 që shkarkohet nga Chelsea në epokën e Abramovic-it. Sipas mediave angleze vendin e tij pritet ta marrë Thomas Tuchel, ish-trajneri i Borusia Dortmund dhe së fundmi i Paris SG, klub që e shkarkoi vetëm një muaj më parë.